Flash

PDK dhe AAK ‘mësyjnë’ në kryeministrinë e Kosovës: Albin, mos shkel mbi gjakun e të rënëve

Lapsi.al 27 August 2026

Deputetë të PDK-së dhe AAK-së u përplasën sot me rojet e sigurisë para godinës së Qeverisë së Kosovës, pasi tentuan të hynin në objekt. Ata kërkuan që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të shkojë në Kuvend dhe të mundësojë vazhdimin e procesit për konstituimin e institucioneve të reja.

Deputetët thanë se vendi nuk mund të vijojë më në ngërç dhe akuzuan Kurtin se po pengon funksionimin normal të institucioneve. Sipas tyre, qytetarët kanë sakrifikuar shumë për shtetin e Kosovës dhe kjo situatë nuk mund të zvarritet pafund. Rojet e sigurisë i ndaluan deputetët në hyrje të godinës. Në këtë moment pati edhe përplasje verbale.

Deputetja e PDK-së Vlora Çitaku i tha përgjegjësit të sigurisë se, sipas ligjit, asaj i lejohet hyrja në institucionet shtetërore. Protestës së sotme iu bashkuan edhe asamblistë dhe aktivistë nga Shtimja dhe Fushë Kosova. PDK ka zhvilluar prej disa ditësh aksione para Qeverisë, duke kërkuar që të zhbllokohet procesi parlamentar dhe të krijohen institucionet e reja.

Një ditë më parë, PDK dhe AAK kallëzuan penalisht Kurtin dhe qeverinë në detyrë, duke i akuzuar se po marrin vendime në kundërshtim me ligjin.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI