Flash

Konflikt brenda familjes në Vlorë, burri godet me sëpatë gruan

Lapsi.al 27 August 2026

Një grua është plagosur pas një konflikti me bashkëshortin në orët e para të mëngjesit në zonën e Ujit të Ftohtë, në Vlorë. Sipas të dhënave paraprake, gjatë debatit burri dyshohet se e goditi me një mjet prerës, tip sëpatë, në pjesën e ballit.

E reja u transportua në Spitalin Rajonal të Vlorës. Gjendja e saj është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar bashkëshortin. Po merren deklarimet e të dyve për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e konfliktit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI