Flash

Zjarr pranë banesave në fshatin Vajkal të Bulqizës, tymi i dendur mbulon zonën

Lapsi.al 27 August 2026

Një vatër e re zjarri është shfaqur mëngjesin e sotëm mbi fshatin Vajkal, në bashkinë Bulqizë. Flakët janë përhapur pranë banesave të fshatit, duke krijuar shqetësim për banorët. Ata kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonës së banuar.

Ndërkohë, tymi i dendur ka mbuluar edhe lagjet e qytetit të Ri të Bulqizës, duke krijuar një situatë të rënduar për banorët. Pritet ndërhyrja e strukturave të emergjencave dhe zjarrfikësve për vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e rrezikut për banesat dhe banorët e zonës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI