Flash

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Ina Zhupa kundër planit për shkrirjen e Delvinës dhe Konispolit: Nuk mund të bëhen lagje të Sarandës

Lapsi.al 19 July 2026

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar kundër planit të publikuar në media për reformën e re territoriale të parashikuar nga PS, sipas të cilit parashikohet shkrirja e bashkive të Delvinës dhe Konispolit me Bashkinë e Sarandës. Zhupa e cilëson këtë si një tjetër hap drejt centralizimit dhe shpopullimit të jugut, duke theksuar se nuk është reformë administrative, por heqje e përfaqësimit dhe e shërbimeve për qytetarët.

Sipas Zhupës, Delvina dhe Konispoli janë pjesë e historisë, identitetit dhe trashëgimisë kombëtare dhe nuk duhet të zhduken si bashki. Ajo u bën thirrje qytetarëve të të dyja zonave, pavarësisht bindjeve politike, të kundërshtojnë çdo plan për shkrirjen e tyre me Bashkinë e Sarandës.

 
Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Delvina dhe Konispoli nuk duhet të zhduken si bashki. Mazhoranca që u hoqi institucionet dhe zhvillimin ekonomik, nuk ka të drejtë t’u heqë edhe emrin nga harta e Shqipërisë.

Kjo nuk është reformë administrative. Kjo është politika e shpopullimit e kthyer në ligj.

Heqja e statusit të bashkive nuk është reformë. Është centralizim. Është largim i shërbimeve nga qytetarët, dobësim i përfaqësimit lokal dhe braktisje e zonave që kanë nevojë për më shumë investime, jo për më pak zë.

Pasi u mbyllën institucionet, pasi u larguan zyrat shtetërore, pasi u hoqën shërbimet, pasi mijëra të rinj u detyruan të emigrojnë për mungesë mundësish, tani qeveria ka gjetur “zgjidhjen”: të heqë edhe statusin e bashkive për Delvinën dhe Konispolin.

Delvina dhe Konispoli nuk janë thjesht bashki në hartë. Janë pjesë e identitetit, historisë dhe trashëgimisë të Shqipërisë.

Prandaj jemi kundër çdo plani për t’i shkrirë si bashki dhe për t’i bashkuar me Bashkinë e Sarandës.

Delvina është një nga qendrat më të vjetra historike të vendit, me një rol të rëndësishëm në historinë kombëtare, në arsimin, kulturën dhe jetën shpirtërore të Shqipërisë. Ajo ka qenë për shekuj një qendër administrative dhe ekonomike e krahinës, me tradita të spikatura patriotike dhe me një trashëgimi të pasur kulturore që nuk mund të reduktohet në një “nënnjësi” të një bashkie tjetër.

Konispoli është qyteti më jugor i Shqipërisë dhe një zonë me rëndësi të veçantë strategjike, kufitare, historike dhe kombëtare. Ai përfaqëson edhe traditat e Çamërisë, ruan një trashëgimi të jashtëzakonshme arkeologjike, kulturore dhe etnografike dhe ka nevoja specifike që kërkojnë vendimmarrje pranë qytetarëve, jo nga kilometra larg.

Ftoj çdo qytetarë të Delvinës dhe Konispolit ta kundërshtoj pavarësisht bindjeve palitike. I bëj thirrje deputetëve socialist të qarkut Vlorë të dalin kundër, mos votojnë dhe mos pranojnë këtë plan kundra qytetarëve.

Të këshilluara

ide

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI