Flash

Franca sekuestron pasurinë e Ermal Beqirit të AKSHI-t, kështjella, avioni, jahti dhe 3 milion euro

Lapsi.al 21 October 2026

Franca sekuestron pasurinë e Ermal Beqirit të AKSHI-t,

Nga  Gautier Lecardonnel

Një kështjellë, miliona euro në llogari bankare, një avion i vogël, të cilave u shtohen edhe dy apartamente në jug të Francës, makina dhe një jaht. Që kur mbërriti në Francë në moshën 16-vjeçare, Ermal Beqiri, sot 44 vjeç, sipërmarrës dhe ekspert i teknologjisë së informacionit, ka përjetuar një ngjitje marramendëse në shkallët shoqërore. Sot, nga qelia e paraburgimit në Beauvais, biznesmeni shqiptar po përpiqet të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodhet.

Këtë të martë, më 20 tetor, ai i kërkoi për herë të dytë Dhomës së Hetimit në Amiens lirimin nga paraburgimi. Dosja e tij po shqyrtohet nga Gjykata e Apelit në Amiens, pasi biznesmeni ka vendbanimin në departamentin Oise, në kështjellën Auteuil, në Berneuil-en-Bray, një monument historik i shekullit XVI, të cilin, sipas mediave shqiptare, e ka blerë për rreth 2.6 milionë euro në fund të vitit 2024.

Qindra mijëra euro të sekuestruara në llogaritë e tij

Ermal Beqiri ndodhet pas hekurave pasi autoritetet shqiptare kërkojnë ekstradimin e tij. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë e dyshon si një nga personat kryesorë të një rrjeti që ka përfituar kontrata publike në fushën e teknologjisë së informacionit nga shteti shqiptar, duke manipuluar konkurrencën dhe duke përdorur kërcënime për të larguar rivalët./ Courrier-picard

Në Shqipëri, kjo çështje ka shkaktuar bujë të madhe. Nën hetim janë 19 procedura të prokurimit publik, me një vlerë të përllogaritur prej 59 milionë eurosh.

Në këtë çështje është e përfshirë edhe ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, si dhe një tjetër biznesmen, Ergys Agasi, i arrestuar në Shqipëri në muajin gusht.

Skandali prek edhe qeverinë e kryeministrit Edi Rama, në një kohë kur Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe lufta kundër korrupsionit përbën një nga çështjet kryesore në procesin e integrimit.

“Ai nuk ka asnjë arsye të jetë në burg”

Ishte pasioni për fluturimet ai që e futi Beqirin në telashe. Më 24 korrik të këtij viti, teksa pilotonte avionin e tij të vogël, ai fluturoi mbi centralin bërthamor të Penly, në Seine-Maritime, përpara se të detyrohej të ulej në Méaulte, pranë Albert, në departamentin Somme.

Për këtë shkelje, ai u dënua në Paris me një gjobë prej 7 mijë eurosh. Më pas, u vendos në paraburgim në kuadër të procedurës së ekstradimit, shqyrtimi i së cilës po zgjatet për shkak të situatës së vështirë në Shqipëri.

Vetë Beqiri e kundërshton ekstradimin dhe në muajin shtator ka paraqitur një kërkesë për azil në Francë, për të cilën ende nuk ka marrë përgjigje.

“Në Shqipëri po zhvillohet një operacion i madh pastrimi. Të gjithë e kuptojnë se ka njerëz që nuk duan të paraqiten përpara Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit”, deklaroi përfaqësuesja e Prokurorisë së Përgjithshme franceze.

Avokati i tij, Nicolas Paganelli, e cilësoi të panevojshëm mbajtjen e biznesmenit në paraburgim.

“Zoti Beqiri ofron garanci jashtëzakonisht të forta se do të jetë në dispozicion të drejtësisë. Duke qenë i vetëdijshëm se kërkohej nga autoritetet shqiptare, ishte vetë ai që, më 11 mars, njoftoi Prokurorinë e Përgjithshme të Amiens. Ai nuk është larguar nga banesa e tij dhe ka qëndruar në dispozicion të drejtësisë franceze. Sot nuk ka asnjë arsye që të jetë në burg”, deklaroi avokati.

Mbrojtja ka kërkuar që Beqiri të vendoset nën mbikëqyrje elektronike, duke mbajtur një byzylyk elektronik.

Por Prokuroria e Përgjithshme e kundërshtoi këtë kërkesë. Sipas përfaqësueses së akuzës, mbikëqyrja elektronike do t'i krijonte mundësi biznesmenit të hynte në kontakt me persona të tretë dhe të “organizonte gjëra”.

“Në Shqipëri po zhvillohet një operacion i madh pastrimi. Të gjithë e kuptojnë se ka njerëz që nuk duan të paraqiten përpara Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit”, u shpreh përfaqësuesja e Prokurorisë.

Mbi 2.1 milionë euro të sekuestruara në tri llogari bankare

Mundësitë financiare të biznesmenit shqiptar, banues në departamentin Oise, ishin jashtëzakonisht të mëdha.

Përveç pasurive të tij të luajtshme dhe të paluajtshme, autoritetet franceze kanë sekuestruar edhe fondet në tri llogari bankare në emër të tij.

Në llogarinë e parë ndodheshin 15 mijë euro, në të dytën 919 mijë euro, ndërsa në të tretën 1.2 milionë euro. Në total, shuma e sekuestruar arrin në 2 milionë e 125 mijë euro.

Vendimi për kërkesën e Ermal Beqirit për t'u liruar nga paraburgimi pritet të shpallet të premten, më 23 tetor.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI