Flash

Dendias në Tiranë për detin/ Berisha: Rama sabotoi për llogari të palëve të treta

Lapsi.al 25 May 2026

Prej disa orësh ministri i mbrojtjes së Greqisë është në zyrën e kryeministrit Edi Rama për bisedime që synojnë rifillimin e një procesi që ka mbetur i bllokuar prej vitesh, për atë të kufirit detar. Mediat greke kanë raportuar më parë se në Jon, kanë nisur tanimë kërkimet për gaz nga një konsorcium kompanish greke dhe amerikane dhe për këtë grekët janë të interesuar të mbyllin sa më parë marrëveshjen e kufirit me Shqipërinë.

Duke komentuar vizitën e ministrit të mbrojtjes së Greqisë, ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka deklaruar se marrëveshja e arritur përpara vitit 2013, ishte një marrëveshje nga e cila fitonin të dy palët, por se ajo është sabotuar qëllimisht nga kryeministri aktual Edi Rama, për llogari të palëve të treta.

“Çdo ministër i qeverisë greke është i mirëpritur. Ne jemi në mbështetje të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit me vendet fqinj dhe republikën helenike. Problemi për të cilin vjen Dendias është problemi i marrëveshjes së detit. PD ka dënuar me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm të Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj këtij problemi të rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve. E theksoj se Rama për llogari të palëve të treta bëri gjithçka të sabotonte marrëveshjen e arritur para vitit 2013 me palën greke”, tha ai.

Duke folur për marrëveshjen e detit me fqinjin jugor, kryemininistri Rama gjatë udhëtimit të fundit në Greqi ku mori pjesë në forumin e Delfit tha se dy vendet kanë rënë dakord që çështja të trajtohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe të zgjidhet brenda vjeshtës së këtij viti.

"Tashmë kemi një marrëveshje me qeverinë greke për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare. Kështu do të bëhet dhe pastaj i takon gjykatës të vendosë", tha Rama.

 

Të këshilluara

Shpërthimi në marketin në Tiranë/ Lënda plasëse në motorin e kondicionerit

Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen që u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një marketi iu vendos lëndë plasëse. Rreth orës 04:15, në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në pjesën e jashtme të një marketi, dyshohet se te motori i kondicionerit, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse. Nga shpërthimi janë […]

11:01

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI