Flash

Berisha: Mediat e kontrolluara nga qeveria kanë shkatërruar fjalën

Lapsi.al 25 May 2026

Lideri demokrat, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD po studjon edhe debatet, negativitetin dhe pozitivitetin në media. Gjatë një konference për gazetarët, Berisha u shpreh se analiza e debateve dhe e lajmeve së bashku, dëshmon se mediat e kontrolluara nga qeveria, kanë shkatërruar kontratën themelore të njeriut me shoqërinë.

Sipas tij, sot fjala e lirë është e censuruar, ndërsa mediat transmetojnë dhe nuk e verifikojnë informacionet. Nga zyra selise blu, lideri i opozitës tha se kjo ndodh pasi media është e kontrolluar nga qeveria, ndërsa shtoi se ata zhveshin fjalën nga kuptimi i saj dhe paraqesin të kundërtën e saj. 

"Tani, ne po studiojmë debatet, negativitetin dhe pozitivitetin, tematikat e tyre. Të dhënat paraprake janë një egërsi dhe armiqësi e paparë ndaj qytetarëve shqiptarë dhe opozitës. Analiza e debateve dhe e lajmeve së bashku, dëshmon se mediat e kontrolluara nga qeveria, kanë shkatërruar kontratën themelore të njeriut me shoqërinë. Kontrata më themelore e njeriut me shoqërinë, është kontrata e gjuhës. E fjalës dhe e kuptimit të fjalës. E fjalës dhe e kuptimit të fjalës. Sot, ajo që quhet censurë, nga Edi Rama, dhe mediat që në seriale transmetojnë dhe nuk e verifikojnë, është anticensurë. Sot, në qoftë se hyn në tematikat, ajo që është forma më e lartë e demokracisë, forma më e lartë e përfaqësimit, dhe ajo është demokracia direkte, apo referendare, demonizohet nga mediat e qeverisë si procedurë totalitare, si procedurë autoritare. 

A ka korrupsion më të madh të fjalës, referendum dhe demokraci direkte sesa kjo? Nuk ka. Përmbysje të kuptimit të tyre, dhe këtë bëjnë mediat. Pse ndalem këtu? Ndalem këtu prapë, jam ndal dhe do ndalem vazhdimisht tek e keqja banale. Sepse mediat e kontrolluara nga qeveria, janë përçues, përhapës më kryesorë, më të papërgjegjshëm të të keqes banale. Ato, në mënyrën më të verbër shkatërrojnë kontratën themelore të njeriut me komunitetin, që është kontrata e gjuhës, fjala dhe kuptimi i saj. Ato marrin përsipër ta zhveshin fjalën nga kuptimi totalisht dhe të paraqesin të kundërtën e saj. Është një situatë dramatike me të cilën Partia Demokratike do përballet me vendosmërinë më të madhe. Partia Demokratike beson se gazetarët në tërësinë e tyre, nuk do të donin të pajtoheshin kurrë me një situatë të tillë. Jo. Nuk do donin kurrë të përdornin profesionin e tyre në funksion të një grushti mafiozësh që s'kanë princip, ligj, as kushtetutë dhe i shndërrojnë mediat e tyre në hanxhar të fjalës së lirë dhe të të vërtetave. Por ne do vazhdojmë këtë betejë. Urdhëroni, ja ku i keni faktet. Po të hysh tek studiot, del absolutisht mbi 90% sulme, shpifja, trillimi ndaj opozitës. Manipulimi ndaj opozitës. Ju falënderoj," tha Berisha.

Të këshilluara

Shpërthimi në marketin në Tiranë/ Lënda plasëse në motorin e kondicionerit

Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen që u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një marketi iu vendos lëndë plasëse. Rreth orës 04:15, në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në pjesën e jashtme të një marketi, dyshohet se te motori i kondicionerit, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse. Nga shpërthimi janë […]

11:01

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI