Flash

SPAK e fali/ GJKKO kërkon hetime shtesë për ish-kreun e tenderave, Jonaid Myzyri

Lapsi.al 25 May 2026

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kthyer për plotësim hetimesh dosjen ndaj ish-kreut të Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, për të cilin SPAK kishte kërkuar pushimin e çështjes lidhur me një tender me vlerë 2.2 milionë euro.

Gjykata i ka lënë 45 ditë kohë Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të kryer veprime shtesë hetimore, mes tyre edhe një akt-ekspertim.

Myzyri u mor i pandehur për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera”, por pas rreth një viti hetimesh, prokurori Elvin Gokaj kërkoi pushimin e çështjes me argumentin se nga verifikimet nuk rezulton që ai të ketë kryer vepër penale.

Përveç Myzyrit, SPAK ka kërkuar pushimin e hetimeve edhe për anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkelejda Bega.

SPAK e mori të pandehur Myzyrin në qershor 2025 për një tender të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në shtator 2020, me vlerë rreth 2.2 milionë euro, për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Rrëshen–Shpal, Shpal–Qafë Bene–Hadroj dhe Shpal–Ura e Repsit.

Sipas SPAK, gjatë procedurës janë konstatuar shkelje ligjore, të cilat Komisioni i Prokurimit Publik, i drejtuar në atë kohë nga Myzyri, i ka shpërfillur, duke favorizuar bashkimin e kompanive AEK Munella dhe Drini-1, që fituan tenderin me dokumente të falsifikuara.

Të këshilluara

Shpërthimi në marketin në Tiranë/ Lënda plasëse në motorin e kondicionerit

Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen që u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një marketi iu vendos lëndë plasëse. Rreth orës 04:15, në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në pjesën e jashtme të një marketi, dyshohet se te motori i kondicionerit, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse. Nga shpërthimi janë […]

11:01

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI