Flash

Tritoli në Tiranë, zbardhet itinerari i autorit të dyshuar/ Pronari: Nuk kam konflikte

Lapsi.al 25 May 2026

Autori i shpërthimit të marketit në Tiranë dyshohet se mund të jetë një banor i zonës. Burime pranë hetimeve bëjnë me dije se është zbardhur i gjithë itinerari që ai ka ndjekur. 

Pronari i marketit ku ndodhi shpërthimi, Lulzim Lika, ka thënë se nuk ka konflikte me askënd. Autoritetet po hetojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi i policisë;

Rreth orës 04:15, në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në pjesën e jashtme të marketit në pronësi të shtetasit L. L., dyshohet se te motori i kondicionerit, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI