Flash

Andi Bushati: Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Shqipëria ndan nga buxheti më pak lekë për paga se Rajoni

Lapsi.al 25 May 2026

Shqiperia ka nivelin më të ulët të shpenzimeve publike totale në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) krahasuar me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave të fundit të azhurnuara nga Banka Botërore fqinjët tanë si Mali i Zi apo Bosnjë-Hercegovina kanë buxhet mbi 40% të vlerës së PBB-së, Shqipëria operon në kufijtë e 29% deri në 30% me të dhënat që i takojnë vitit 2025.

Ndonëse buxheti total është më i vogli në rajon, qeveria shqiptare alokon rreth 5% të PBB-së për shpenzime kapitale, një shifër kjo që është mjaft konkurruese dhe në shumë raste më e lartë se ajo e vendeve fqinje që kanë shpenzime totale shumë më të mëdha.

Nga ana tjetër, fatura e pagave në Shqipëri mbetet më e ulëta në Ballkanin Perëndimor, duke zënë vetëm rreth 5% të PBB-së, ndërkohë që në vende si Kosova apo Serbia ky tregues është dukshëm më i lartë.

Arsyet kryesore pas kësaj strukture lidhen me hapësirën e kufizuar fiskale që ka Shqipëria, ku mbledhja e të ardhurave mbetet ende një sfidë në krahasim me mesataren e rajonit. Shqipëria mbledh të ardhura sa rreth 28% e Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB), nga 35-40% që arkëtojnë shtetet e tjera të rajonit (përveç Kosovës).

Gjithashtu, pesha e madhe e përfitimeve sociale, e cila zë rreth 11% të PBB-së, tregon se një pjesë e konsiderueshme e buxhetit është e dedikuar për skemën e pensioneve dhe ndihmën sociale.

Shqipëria tentoi të ndryshojë këtë balancë në vitin 2025, si pasojë e nevojës për të adresuar hendekun e pagave dhe për të mbështetur shtresat në nevojë përmes indeksimit të përfitimeve. Pavarësisht këtij trendi rritës, vendi ynë mbetet i angazhuar në një model që kanalizon  fondet e disponueshme drejt investimeve. Por efekti I këtyre investimeve në ekonomi nuk është I matshëm, pasi hetimet e viteve të fundit të SPAK ka vërtetuar se në disa projekte madhore që nga inceneratorët, kontratat PPP dhe së fundmi ato të digjitalizimit ka pasur abuzime të frikshme në disa raste të gjithë vlerën e akorduar.

Nga pikëpamja makroekonomike, alokimi i rreth 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për investime publike parimisht është strategji zhvillimi, pasi synon ndërtimin e aseteve afatgjata që duhet të shërbejnë si motorë rritjeje. Megjithatë, me numrin e lartë të dosjeve në SPAK, të cilat dëshmojnë se një pjesë e konsiderueshme e këtyre fondeve tjetërsohen përmes skemave korruptive dhe fryrjes së kostove, vendi po përballet me një faturë të shumëfishtë, pasi nga njëra anë lekët e dhëna janë harxhuar pa prodhuar produktet dhe qytetarët mbeten pa shërbimin për të cilin kanë paguar që prodhon një faturë edhe më të lartë./Monitor

Të këshilluara

Kufiri Detar Shqipëri-Greqi: Dendias për të zgjidhur një çështje të ngrirë?

Çështja e përcaktimit të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë vazhdon të jetë një nga nyjet më të komplikuara dhe të pazgjidhura në marrëdhëniet dypalëshe. Prej vitesh, pavarësisht përpjekjeve diplomatike, ky dosje mbetet e ngrirë, duke ngritur pyetje mbi shkaqet e ngecjes dhe rrugën drejt një zgjidhjeje përfundimtare.

07:53

ide

Andi Bushati: Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI