Flash

Champions League, zbulohen rivalët e kampiones së Shqipërisë: ja ekipet që duhen shmangur

Ndërsa gara për titullin kampion në Shqipëri po arrin kulmin, me Egnatian, Elbasanin dhe Vllazninë në garë, zbardhen emrat e 14 skuadrave që mund të jenë kundërshtarë të kampionit shqiptar në turin paraeliminator të Champions League, përfshirë Dritën e Kosovës dhe disa "short ferri" potencialë.

Lapsi.al 24 May 2026

Java e ardhshme pritet të shënojë kurorëzimin e kampionit të Shqipërisë për edicionin 2025/26, një titull që sjell jo vetëm lavdi në vend, por edhe ëndrrën e pjesëmarrjes në kompeticionin më prestigjioz të klubeve në Europë, Champions League. Egnatia, Elbasani dhe Vllaznia janë në garë të fortë për trofeun, me rrogozhinasit që mbajnë fatin në duart e tyre pas javës së dytë të Final Four.

Pavarësisht se kush do të ngrejë kupën në 31 maj, ekipi fitues do të pozicionohet te vazo e skuadrave jofavorite në shortin e Champions League. Ndërkohë, pritjes i ka ardhur fundi sa i përket kundërshtarëve të mundshëm. Janë zyrtarizuar emrat e 14 rivalëve potencialë, të cilët presin të përballen me përfaqësuesin shqiptar që në turin paraeliminator.

Në listën e publikuar, bie në sy prania e Dritës së Kosovës, një derbi potencial që do të ndizte pa dyshim atmosferën. Megjithatë, ekspertët e vlerësimeve në treg identifikojnë tre skuadra si short i vërtetë penalizues për shkak të cilësisë dhe vlerës së tyre: U Kraiova nga Rumania, Kairat nga Kazakistani dhe Riga nga Letonia. Përballja me këto ekipe do të ishte një sfidë e madhe për çdo kampion shqiptar.

Përveç këtyre, lista e plotë e rivalëve të mundshëm të kampionit të Shqipërisë përbëhet nga: Shamrok Rovers (Irlandë), KUPS (Finlandë), Linkoln Red Imps (Gjibraltar), Borac Banja Luka (Bosnjë Hercegovinë), Vikingur Rejkjavik (Islandë), KI Klasvik (Ishujt Faroe), Flora Talin (Estoni), Larne (Irlandë e Veriut), Petrokub (Moldavi) dhe Nju Saints (Uells). Çdo short do të ketë specifikën e vet, por një gjë është e sigurt: rrugëtimi i kampionëve të Shqipërisë drejt Champions League do të jetë i mbushur me sfida që në hapat e parë.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI