
José Mourinho u shfaq në konferencën për shtyp me dy fotografi të printuara dhe dhuroi një monolog prej 4 minutash që do të mbetet i paharrueshëm. Trajneri i Real Madrid ishte i papërmbajtshëm pas humbjes së rëndë 2-1 kundër Atleticos. Një ndërhyrje tipike e portugezit Mourinho për të vënë në pah gabimet e pretenduara të arbitrimit që dëmtuan “Los Blancos”. Asnjë ndërprerje, asnjë pyetje, por vetëm një rrjedhë fjalësh, disa prej tyre edhe shumë të rënda, të thëna me qetësi të madhe.
Pak a shumë të gjithë e prisnin një Mourinho “të helmatisur” pas derbit të Madridit. Nën lupë ishin disa episode arbitrimi dhe mbi të gjitha dy ndërhyrje të ashpra të Romeros dhe Kang-In ndaj Bellingham dhe Valverde, të dy të falur dhe të pandëshkuar me karton të kuq. Kështu, me shpejtësi rekord, Special One bëri të printoheshin pamjet e ndërhyrjeve të diskutueshme dhe ua tregoi të gjithë të pranishmëve:
“Mund të kishim kursyer konferencën për shtyp, sepse historia e ndeshjes është e gjitha këtu. Janë dy kartonë të kuq të pastër, pastaj patëm shumë vështirësi me një lojtar më pak dhe duhet të kufizohem vetëm duke përqafuar lojtarët e mi, të cilët zhvilluan një pjesë të parë të madhe, me klas dhe personalitet”.
?? JOSÉ MOURINHO ?? A PASSÉ 4 MINUTES À DÉMOLIR L'ARBITRAGE DU DERBY EN CONFÉRENCE DE PRESSE !!!!! ??
— Actu Foot (@ActuFoot_) September 20, 2026
Morceaux choisis ?
« Ils mettent un arbitre de 41 ans, SANS EXPÉRIENCE INTERNATIONALE.
C'EST UN MAUVAIS ARBITRE QUI N'A ARBITRÉ QUE DES PETITS MATCHES.
IL N'A PAS…
Nëse këto fjalë mund të mjaftonin për të kritikuar punën e arbitrit Ortiz Arias dhe të përgjegjësit të VAR-it Daniel Jesús Trujillo, Mourinho vendosi të vazhdonte në mënyrën e tij të zakonshme. Portugezi ishte polemizues për caktimin e një arbitri të cilin e quajti “i shkreti”: “Ai që duhet të jetë i lumtur, përveç Atleticos, është Komiteti i Caktimeve. Gjithçka ishte shumë e çuditshme. Një javë më parë dihej tashmë se kush do të ishte arbitri, ndërsa normalisht mësohet 24 orë më parë. Për më tepër, arbitri është 41 vjeç dhe nuk është ndërkombëtar, ndaj nuk do të jetë një arbitër i madh. Pastaj i shkreti nuk e përballoi presionin”.
Trajneri i Real Madrid pati fjalë për të gjithë dhe iu referua edhe episodeve të së kaluarës për të kritikuar punën e VAR-it: “Dhe pastaj është zoti Trujillo, i cili ishte në VAR, që e thirri për përjashtimin e parë dhe besoj se jo për të dytin, dhe që ka një histori të pasur dhe të tmerrshme me Madridin. Pa shkuar shumë larg, vitin e kaluar Osasuna, Real Sociedad, Girona… Një arbitër i shkretë që ka drejtuar vetëm ndeshje të vogla dhe zoti i VAR-it që ka një histori të madhe me Madridin. Në Las Rozas nuk ka presion. Apo ndoshta po? Urime Komitetit”.
Un pésimo arbitraje decide el derbi.https://t.co/KeLAm0Ao9B
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 20, 2026
Pasi pranoi se nuk i kishte të qarta idetë për kartonin e kuq të vetëm të ndeshjes, atë të Huijsen, Mourinho iu referua favoreve të pretenduara ndaj skuadrave të tjera pretendente: “Ka gjëra që janë parë në këto javë, këtu në këtë stadium. Goli i anuluar i Osasunës të bën të qeshësh, penalltia në San Sebastián të bën të qeshësh dhe penalltia e Barcelonës të bën të qeshësh…”.
Përfundimi ishte mjaft aludues: “Mendova se do të gjeja një La Liga ndryshe nga ajo që kisha lënë vite më parë, por më thanë që jo dhe më shpjeguan pse nuk është ndryshe. Por ne do të luftojmë. Djemtë largohen të trishtuar me përqafimin e trajnerit të tyre, sepse respektoj atë që ata ndiejnë në fushë, nuk ishte e lehtë”. Në Madrid po fryn një erë e keqe dhe këtë herë i gjithë ambienti duket se është rreshtuar me Mou, i cili për momentin nuk vihet në diskutim pavarësisht një starti të komplikuar të sezonit. Edhe komunikatat e publikuara pas ndeshjes konfirmojnë këndvështrimin e trajnerit dhe polemikat ndaj arbitrimit. Një skenar që gjithsesi është parë edhe më parë, me Realin e Mourinhos që ndihet disi i penalizuar nga trupa e arbitrave.