Flash

Aeroporti i Vlorës/ MIE, ultimatum kompanive: Keni 30 ditë afat të zgjidhni konfliktin

Lapsi.al 29 May 2026

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës u ka kërkuar zyrtarisht dy kompanive që kanë marrë përsipër ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, që brenda 30 ditëve të zgjidhin ngërçin mes tyre në mënyrë që të vijojë puna për përfundimin e veprës.

Përmes një letre ministri Enea Karakaçi i kujton dy kompanive “MABCO” dhe “2A”, se mosmarrëvshjet mes tyre nuk mund të sjellin si pasojë bllokimin e një projekti me rëndësi kombëtare, interesi publik i të cilit tejkalon interesat private të ortakëve dhe vetë koncensionarit.

“MIE kërkon formalisht përmes këtij komunikimi, që palët të iniciojnë një proces të përbashkët për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre, proces i cili duhet të realizohet brenda një periudhe 30 ditore nga data e këtij komunikimi”, thuhet në letrën e Karakaçit.

Teksa MIE merr përsipër të bashkëpunojë me dy kompanitë për garantimin e përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga kontrata, ministri Karakaçi lë të hapur edhe mundësinë e ndërhyrjes së shtetit në rast se MABCO dhe 2A nuk gjejnë gjuhën e përbashkët mes tyre.

“Në rast mosmarrëveshje brenda afatit të mësipërm të kërkesave të dërguara nga autoriteti dhe vijimit të mosmarrëveshjeve, MIE do të ushtrojë të gjitha të drejtat e parashikuara në Kontratën e Koncesionit dhe legjislacioni përkatës, në mbrojtje të interesit publik dhe interesave të shtetit shqiptar”, përfundon letra e Ministrit të Infrastrukturës.

Pak ditë më parë Gjykata e Lartë prishi vendimin që kishte pezulluar të drejtën e votës dhe të drejtat e tjera të shoqërisë “Mabco” në kompaninë Vlora International Airport. Tre gjyqtarët e lartë, të cilët morën në shqyrtim çështjen me bazë rekursin e Mabcos, vlerësuan të rrëzojnë kërkesën e VIA dhe A2 Group për marrjen e masës së sigurimit ndaj kësaj të fundit. /TCH


Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI