Një çift nga Ohio ka lindur një djalë nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke vendosur një rekord të ri botëror.
Lindsey, 35 vjeç dhe Tim Pierce, 34 vjeç, mirëpritën djalin e tyre, Thaddeus Daniel Pierce, të shtunën. Zonja Pierce i tha “MIT Technology Review” se familja e saj mendonte "se është si diçka nga një film fantastiko-shkencor".
Besohet se kjo është koha më e gjatë që një embrion që ka qëndruar i ngrirë përpara se të rezultojë në një lindje të suksesshme. Mbajtësi i mëparshëm i rekordit ishte një çift binjakësh që lindën në vitin 2022 nga embrione të ngrira në vitin 1992.
Familja Pierce ishte përpjekur të kishte një fëmijë për 7 vjet radhazi përpara se të vendosnin të adoptonin embrionin që Linda Archerd, 62 vjeç, krijoi me ish-bashkëshortin e saj në vitin 1994 përmes IVF.
Në atë kohë, zonja Archerd krijoi fillimisht 4 embrione. Njëri u bë vajza e saj tashmë 30-vjeçare dhe 3 të tjerët u lanë në laborator.
Pavarësisht ndarjes nga bashkëshorti i saj, ajo nuk donte t'i hiqte qafe embrionet, por vendoi t'i dhuronte ato për kërkime ose t'ia jepte një familjeje tjetër në mënyrë anonime.
Ajo tha se ishte e rëndësishme që ajo të ishte e përfshirë me foshnjën, pasi ato do të ishin të lidhura me vajzën e saj të rritur.
Zonja Archerd paguante mijëra dollarë në vit për ruajtjen e embrioneve derisa gjeti një agjenci të krishterë për birësimin e embrioneve, “Nightlight Christian Adoptions” e cila drejton një program të njohur si “Flokët e dëborës”. Shumë nga këto agjenci i konsiderojnë programet e tyre si shpëtimtare jetësh.
Programi i përdorur nga zonja Archerd u lejon donatorëve të zgjedhin një çift, që do të thotë se ata mund të deklarojnë preferencat fetare, racore dhe kombëtare.
Preferenca e zonjës Archerd ishte për një çift të martuar kaukazian, të krishterë që jetonin në SHBA, pasi ajo nuk donte të "dilte nga vendi", i tha ajo “MIT Technology Review”.
Në fund ajo vendosi për çiftin Pierce. Klinika IVF në Tennessee, në të cilën çifti iu nënshtrua procedurës, “Rejoice Fertility”, tha se qëllimi i saj ishte të transferonte çdo embrion që merrte, pavarësisht moshës ose gjendjes së tij.
Zonja Pierce tha se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk kishin ndërmend të "thyenin ndonjë rekord", por thjesht "donin të kishin një fëmijë". Zonja Archerd i tha “MIT Technology Review” se nuk e kishte takuar ende foshnjën personalisht, por që tashmë mund të shihte një ngjashmëri me vajzën e saj. ©LAPSI.al