Flash

Tronditet Italia/ 35-vjeçari vritet nga nëna dhe e fejuara, e mbulojnë me gëlqere

Lapsi.al 31 July 2025
Tronditet Italia/ 35-vjeçari vritet nga nëna dhe e fejuara, e

Një krim i rëndë ka tronditur Italinë. Partnerja dhe nëna e një 35-vjeçari janë bërë bashkë për vrasjen e të riut. Alessandro Venier u gjet i vdekur, i copëtuar, në bodrumin e shtëpisë së tij në Gemona të Friulit.

Dy gratë thuhet se kanë pranuar tashmë përgjegjësinë për vrasjen. Vdekja daton disa ditë më parë dhe pjesët e trupit ishin mbuluar me gëlqere të pashuar, ndoshta për të vonuar dekompozimin.

Karabinierët morën në pyetje partneren e tij, një grua 30-vjeçare kolumbiane dhe nënën e tij, një infermiere nga Gemona, e cila zotëronte shtëpinë. Çifti ka një vajzë 6-muajshe. Vajza e vogël është vendosur nën kujdesin e shërbimeve sociale komunale.

Dy gratë telefonuan stacionin e policisë në orën 10:37 të mëngjesit të sotëm. E dashura dhe nëna e viktimës u intervistuan nga karabinierët. Mediat italiane shkruajnë se shkak për krimin mund të jetë bërë një sherr i të riut me dy gratë, të cilat kanë reaguar pas sulmit të tij.

Të tjera media shkruajnë se përplasja kishte ndodhur pasi i riu nuk kishte përgatitur darkën dhe është akuzuar nga gratë se nuk punonte. Të njëjtat buruime shkruajnë se ai mund të jetë helmuar dhe më pas ndarë në pjesë.  

Ai nuk punonte rregullisht, kalonte kohë të gjatë larg shtëpisë dhe sipas të njëjtave burime kishte pasur shpesh probleme në familje. Komuniteti lokal i qytetit të vogël friulian është i shokuar nga natyra brutale e krimit të rëndë.

Fqinjët thanë se nuk besojnë që edhe nëna të jetë përfshirë në krim pasi e konsiderojnë një infermiere të njohur që gjithmonë është kujdesur për të tjerët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Plagoset me thikë një i ri në Shkodër

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në zonën e njohur si “Ish Dega”. Pas përplasjes fizik...

19:11

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI