Flash

Era e fortë, gomonia rrezikon mbytjen në Durrës, policia shpëton 5 persona

Lapsi.al 31 July 2025
Era e fortë, gomonia rrezikon mbytjen në Durrës, policia

Mesditën e sotme, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare të qarkut, shërbimet e Njësisë Policore Detare konstatuan, në afërsi të Gjirit të Durrësit, 5 shtetas që kërkonin ndihmë, pasi gomonia e tyre rrezikonte të fundosej për shkak të erërave të forta.

Menjëherë pas konstatimit, efektivët e Njësisë, me mjete lundruese, ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg të qytetarëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

"Njësia Policore Detare fton çdo qytetar apo turist që ndodhet në vështirësi dhe ka nevojë për ndihmë, të kontaktojë menjëherë. Reagimi ynë do të jetë i shpejtë, profesional dhe i specializuar", njofton policia.

Të këshilluara

Plagoset me thikë një i ri në Shkodër

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në zonën e njohur si “Ish Dega”. Pas përplasjes fizik...

19:11

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI