Flash

Ndërron jetë Drita Ivanaj, figurë e njohur e kulturës dhe arsimit shqiptar

Lapsi.al 31 July 2025
Ndërron jetë Drita Ivanaj, figurë e njohur e kulturës dhe

Fondacionet Ivanaj njoftuan ndarjen nga jeta të Drita Ivanaj, një ndër emrat më të respektuar në promovimin dhe ruajtjen e arsimit dhe trashëgimisë kulturore në vend.

Drita ishte vajza e Martin Ivanaj dhe mbesa e Mirash Ivanaj, dy figura te spikatura në historinë e Shqipërisë me kontribut të veçantë në themelimin e arsimit dhe sistemit juridik në Shqipëri. Pas një jete të përkushtuar ndaj promovimit të dijes dhe vlerave kombëtare, Drita Ivanaj u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare.

Si themeluese dhe drejtore e Fondacioneve Ivanaj, ajo luajti një rol të rëndësishëm në ringjalljen e vlerave të familjes së njohur Ivanaj dhe në mbështetjen e brezave të rinj përmes projekteve edukative dhe kulturore.

Trashëgimia e saj do të mbetet e gjallë përmes veprës që la pas dhe ndikimit që pati në komunitet. Ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet në 1 gusht në orën 11.00-15.00 pranë Fondacionit M&M Ivanaj në Tiranë. Drita Ivanaj do të prehet e qetë pranë babait dhe xhaxhait të saj. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

Plagoset me thikë një i ri në Shkodër

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në zonën e njohur si “Ish Dega”. Pas përplasjes fizik...

19:11

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI