Flash

Reagime në Prizren për vandalizimin e shtatores së Skënderbeut

Lapsi.al 31 July 2025
Reagime në Prizren për vandalizimin e shtatores së

Përkrenarja dhe shpata e shtatores së Gjergj Kastriot Skënderbeut në qendër të Prizrenit u vandalizua dhe lye me bojë.

Veprim i paautorizuar ka shkaktuar reagime të forta publike pasi konsiderohet si akt që cenon simbolet kombëtare dhe ndërgjegjen historike të shqiptarëve.

Qytetarë dhe intelektualë prizrenas kanë reaguar, duke dënuar ashpër çdo ndërhyrje që ndan shoqërinë dhe cenon figurat historike.

Komuna e Prizrenit ka sqaruar po ashtu se ky veprim nuk është pjesë e asnjë procesi zyrtar restaurimi. Ai është kryer pa lejen e Komunës dhe konsiderohet ndërhyrje e papranueshme, thuhet në një deklaratë të tyren. Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të identifikuar autorët e këtij akti.

Komuna ka theksuar se çdo ndërhyrje në simbolet historike duhet të bëhet vetëm përmes rrugëve institucionale dhe me respekt të plotë për rëndësinë e tyre kombëtare.

Në këtë shesh ku qëndron shtatorja e Skënderbeut, nuk ka vend për veprime të njëanshme apo të paautorizuara. Heroi kombëtar është simbol i unitetit shqiptar dhe çdo ndërhyrje mbi figurën e tij duhet të trajtohet me përgjegjësi të plotë. /TCH

Të këshilluara

Plagoset me thikë një i ri në Shkodër

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në zonën e njohur si “Ish Dega”. Pas përplasjes fizik...

19:11

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI