Flash

Plasin polemikat/ Ish-strategu i Trump bën përshëndetjen nαziste

Lapsi.al 21 February 2025
Plasin polemikat/ Ish-strategu i Trump bën përshëndetjen

Ka bërë bujë përshëndetja nαziste e Steve Bannon, ish-strategut të Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump, në konventën konservatore amerikane. Një "gjest nαzist", u shpreh presidenti i “Rassemblement National”, Jordan Bardella, i cili vendosi të anulojë fjalimin e tij të planifikuar në asamblenë e Trump në Uashington.

“Në këtë podium, ndërkohë që unë nuk isha i pranishëm në sallë, një nga folësit ka përshëndetur në një formë naziste. Kjo më bën të anuloj fjalimin tim të planifikuar për këtë pasdite” – u shpreh ai.

Nga ana e tij, Bannon deklaroi se lideri i partisë franceze të ekstremit të djathtë Bardella "nuk është i denjë për të udhëhequr Francën" sepse ai është "një djalë, jo një burrë".

"Unë bëra saktësisht të njëjtin gjest në Frontin Nacional, 7 vjet më parë kur fola me atë rast. Nuk ishte një përshëndetje naziste, por një përshëndetje siç bëj gjithmonë në fund të fjalimeve të mia për të falënderuar turmën" – tha ai.

Giorgia Meloni do të flasë përmes një lidhjeje video online, por opozita italiane i ka kërkuar që edhe ajo ta anulojë fjalimin.

"Giorgia Meloni nuk ka thënë një fjalë për ditë të tëra për fyerjet e Trumpit dhe sulmet frontale ndaj Ukrainës dhe Bashkimit Evropian. Ajo nuk ka guxim të marrë një pozicion. Ajo nuk është në gjendje të mbrojë italianët dhe Interesat Evropiane” – deklaroi Elly Schlein e Partisë Demokratike italiane. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI