Flash

Hidhen në erë tre autobusë në Izrael, autoritetet: Sulm terrorist

Lapsi.al 21 February 2025
Hidhen në erë tre autobusë në Izrael, autoritetet: Sulm

Një seri shpërthimesh të enjten në tre autobusë të parkuar tronditën pjesën qendrore të Izraelit, në atë që autoritetet dyshojnë të jetë një sulm militant. Nuk ka njoftime për të lënduar nga shpërthimet që ndodhën pranë Tel Avivit.

Shpërthimet ndodhin ndërsa izraelitët mbajnë zi për katër trupat e pengjeve të kthyera nga Hamasi në Gazë si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi. Shpërthimet në autobusë të kujtojnë bombat gjatë kryengritjes palestineze të viteve 2000, por sulme të tilla janë të rralla tani.

Zëdhënësi i policisë, Asi Aharoni, tha për televizionin izraelit se u gjetën eksplozivë në dy autobusë të tjerë, por nuk shpërthyen. Autoritet thanë se të pesë bombat me sahat ishin identike dhe se njësitë speciale po çaktivizonin bombat e pashpërthyera.

Kryebashkiaku i qytetit, Tzvika Brot, tha se ishte një mrekulli që askush nuk ishte lënduar. Autobusët ishin parkuar pasi kishte përfunduar orari i punës, tha ai.

Ofir Karni, kreu i kompanisë së autobusëve tha se kishte urdhëruan menjëherë të gjithë drejtuesit e autobusëve që të ndalojnë dhe të kryejnë një "inspektim të plotë". Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se shefi i qeverisë po ndiqte nga afër zhvillimet. Agjencia e sigurisë së brendshme Shin Bet po merrte drejtimin e hetimeve, tha policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI