Flash

Vrαsja në Zall Bastar/ Autori dhe viktima e kishin lënë të pinin bashkë kafen

Lapsi.al 15 January 2025
Vrαsja në Zall Bastar/ Autori dhe viktima e kishin lënë

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Zall Bastar të Tiranës, ku 64-vjeçari Isuf Hasa (majtas në foto) dyshohet se vrαu me çekiç fqinjin e tij 81-vjeçar, shtetasin Xhemal Meta (djathtas).

Burime për mediat bëjnë me dije se autori dhe viktima ishin miq dhe e kishin lënë një ditë para ngjarjes që të konsumonin një kafe në nja lokal i cili ndodhet rreth 30 minuta larg nga fshati.

Autori dhe i moshuari e kishin lënë të takoheshin në orën 09:00 dhe më pas të niseshin drejt lokalit, por në momentin kur janë takuar Hasa dhe Meta dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin e më pas 64-vjeçari e ka qëlluar me çekiç mbrapa kokës.

Si pasojë e plagëve i moshuari humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërkohë 61-vjeçari u largua pasi i mori dhe portofolin me para 81-vjeçarit.

Referuar po të njëjtave burime mësohet se Isuf Hasa pas ngjarjes kishte shkuar i vetëm drejt kafenesë, ku e kishte lënë që të pinte kafen me fqinjin e tij.

Xhemal Meta kishte planifikuar që pasi të pinte kafen me Isuf Hasën të nisej drejt Tiranës, ku jetonin familjarët e tij, përfshirë edhe bashkëshorten.

Lidhur me këtë ngjarje, pasditen e kësaj të mërkure Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Elton Alushi, në një deklaratë për mediat tha se sipas informacioneve të zbuluara zyrtarisht nga Policia e Shtetit, Xhemal Meta është qëlluar me çekiç në kokë nga 64-vjeçari, Isuf Hasa.

"Nga hetimet e zhvilluara se më datën 13 janar të këtij vitit, rreth orës 09:00, 64-vjeçari Isuf Hasa i shkoi në banesën e fqinjit të tij dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen. Më pas, pasi e ka goditur 81-vjeçarin, i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar.

Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj. Po nga kontrollet ushtruara në banesën e vajzës së autorit, është gjetur dhe sekuestruar dhe çekiçi me të cilin 64-vjeçari vrau të moshuarin, Xhemal Meta" - tha drejtori i policisë. /Newsbomb

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI