Flash

Arsimi, si mungesë prioriteti, ka penguar transformimin e modelit ekonomik

Vendet e vogla si Shqipëria mund të prosperojnë duke rritur aftësitë e popullsisë nëpërmjet zhvillimit dhe reformave në arsim. Vendet të tilla Estonia dhe Sllovenia tregojnë se investimet në kapitalin njerëzor, të kombinuara me zhvillimin e teknologjisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, mund të shndërrohen në një nga motorët kryesorë të transformimit ekonomik. Estonia pash nisi […]

07:04

Dy të rinjtë kapen me 1 kilogram kokainë në Tiranë (VIDEO)

Lapsi.al 9 December 2024
Dy të rinjtë kapen me 1 kilogram kokainë në Tiranë

Dy të rinj janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi janë kapur me 1 kilogram e 50 gram kokainë.

Arrestimi është bërë mbrëmjen e djeshme në rrugën ‘Kastriotët’, ndërsa të ndaluarit janë dy të rinjtë Klaudio Serjani, 24 vjeç dhe Euxhenjo Manushi, 20 vjeç.

https://rumble.com/v5xjghz-sekuestrohet-1-kg-kokain-n-tiran-te-rinj-te-arrestuar.html

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve operacioni policor i koduar ‘Fam Fanz’, i ndjekur me metoda proaktive.

Gjatë operacionit goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në qytetin e Tiranës.

Sekuestrohen 1 kg e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë (me vlerë tregu rreth 270 000 euro).

Policia ka kapur në flagrancë 2 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca policore, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar ‘Fam Fanz’.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit K. S., 24 vjeç, dhe E. M., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën ‘Kastriotët’, automjetin me drejtues shtetasin K. S., dhe pasagjer shtetasin E. M. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit K. S., shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 50 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Lënda narkotike, së bashku me një shumë parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI