Flash

Pamjet dramatike/ Nga burgu çnjerëzor i Asadit doli edhe një fëmijë

Lapsi.al 8 December 2024
Pamjet dramatike/ Nga burgu çnjerëzor i Asadit doli edhe një

Kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale pamjet tronditëse kur një foshnjë shihet duke dalë nga një qeli burgu sirian brenda asaj që njihej si “thertorja njerëzore” e presidentit tiran Bashar al-Assad.

Djali i vogël qëndron pranë dyerve të qelive të hapura dhe duket i hutuar teksa ushtarët rebelë bërtasin "Allahu Akbar" që do të thotë "Zoti është më i madhi" duke liruar qindra të burgosur.

This is the heartbreaking moment a toddler is seen walking out of a Syrian prison cell inside tyrant President Bashar al-Assad's 'human slaughterhouse'

Burgu ushtarak pranë Damaskut i quajtur “dhoma e torturës industriale” raportohet se ka parë nga 5 mijë deri në 13 mijë të burgosur të varur që nga viti 2011. Militantët hapën furishëm drynat në dyert e qelive të burgut Saydnaya për të liruar qindra të burgosura femra dhe të rinj pas përmbysjes së regjimit brutal të al-Asadit.

Në një video të postuar në X, gratë bërtisnin të gëzuara ndërsa liroheshin, ku disa prej tyre ishin burgosura për dekada. Ata u hipën në autobusë që prisnin jashtë burgut përpara se të dërgoheshin në shtëpitë e tyre.

Rebel soldiers could be heard shouting 'Allahu Akbar' - meaning 'God is great' - as they frantically cut through padlocks on jail cell doors

“Ne festojmë me popullin sirian lajmin e lirimit të të burgosurve tanë dhe lirimin e zinxhirëve të tyre dhe shpalljen e fundit të epokës së padrejtësisë në burgun Saydnaya" - thanë rebelët.

Women and children have been freed from despot President Bashar al-Assad's 'human slaughterhouse' prison as Syrian rebels seize power of the country

Një hulumtim i Amnesty International thotë se autoritetet siriane kanë kryer krime kundër njerëzimit me mijëra të burgosur në burgun 30 km në veri të Damaskut duke i vrarë, torturuar dhe shfarosur. Ata përcaktuan se shkeljet e kryera në objektet brutale gjatë dekadës së fundit nën regjimin e diktatorit Bashar al Assad, i cili ka parë zhdukjen e mbi 10 mijë të burgosurve politikë, ishte pjesë e një sulmi kundër civilëve.

Toddlers could be seen in a video posted on X wandering around near unlocked prison doors while women yelped joyfully as they were freed where some had been incarcerated for decades

Mijëra njerëz u derdhën në rrugët e Homsit mbrëmë pasi trupat pro-regjimit u larguan ndërsa rebelët liruan mijëra të burgosur nga burgu i qytetit teksa forcat e sigurisë u larguan me nxitim pasi dogjën dokumentet e tyre. Assad e ka mohuar vrasjen e mijëra të burgosurve në Saydnaya, si dhe përdorimin e një krematoriumi sekret për asgjësimin e mbetjeve të tyre në vitin 2017.

Ai i cilësoi akuzat e Departamentit të Shtetit të SHBA-së për deri në 50 persona të varur çdo ditë në burgun brutal ushtarak si "një histori e re e Hollivudit të shkëputur nga realiteti". Gazetari Samer Daboul, xhaxhai i të cilit u arrestua për kontrabandë buke dhe u zhduk pas mureve të burgut në vitin 2012, pret me padurim lajmet në lidhje me njeriun që ishte “një nga njerëzit më me ndikim në jetën e tij”.

The military prison near Damascus dubbed the 'industrial torture chamber ' with reportedly between 5,000 to 13,000 inmates hanged since 2011

“Ai më mësoi për historinë e Sirisë, revolucionin dhe pse ishte i nevojshëm”, - tha ai për BBC. “Dua që ai të dijë se i riu që ai frymëzoi 12 vjet më parë është tani një gazetar që raporton për Sirinë. Unë dua që ai të jetë krenar për mua” - tha ai. Disa njerëz kanë hyrë në mediat sociale për të inkurajuar rebelët që të arrijnë në burgun famëkeq mizor dhe të çlirojnë të burgosurit e tij, ndërsa të tjerë shpresojnë se të afërmit e tyre, të cilët nuk i kanë parë apo dëgjuar prej vitesh janë ende gjallë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI