Flash

“Sky ECC” në Greqi/ Zbardhen bisedat Sandër Pemajt për trafikun e kokainës

Lapsi.al 8 December 2024
“Sky ECC” në Greqi/ Zbardhen bisedat Sandër Pemajt

Sandër Pemaj 45 vjec, prej 24 janarit 2020 ndodhet i burgosur si pjesë e një grupi që trafikoi rreth 1.2 ton nga Karaibet në Greqi. Nga shkalla e parë e gjyqësorit ai u dënua me burgim të përjetshëm por shtatorin e këtij viti, apeli ja reduktoi dënimin në 15 vjet e 4 muaj.

Sipas gazetës greke “Documento”, fillimisht ai ka qenë në burgun e Malandrinos ndërsa së fundmi ndodhet në burgun e Koridhalos. Nga marsi 2020 deri në mars 2021, ai rezulton përdorues i “Sky ECC” ku brenda burgut të Malandrinos ai kishte rol drejtuesi. Madje një prej kodeve të tij tij “Malandr01” sic zbulon shkrimi i sotëm i gazetarëve grekë Myrto Mpoutsi dhe Giannis Tsakarisianos.

Brenda kësaj periudhe ai ka trafikuar sasi të mëdha droge, duke pasur kontakt me të paktën 80 persona. Në dosjen e hetuar së fundmi ai mbahet përgjegjës vetëm për episode që përfshijnë atë, grekun K. G dhe oficerin e policisë Ilia T., ndërsa epsiodet e tjera mesa duket janë ende duke u hetuar.

Në një prej komunikimeve me K. G, ata bisedojnë për një ngarkesë prej 100 kg kokainë. 

Biseda në greqisht e përkthyer:

Sandër Pemaj: Jam q… në ataxia (vijojnë biseda me foto nga ngarkesa)

G: Ku i kapën?

Sandër Pemaj: Aty ku ndaloi për tranzit

Sandër Pemaj: Përpara Zoti në Gjermani ato arrijnë këtë javë

G: Mos i q…

Sandër Pemaj: Ato e kanë kaluar rrezikun

Sandër Pemaj: 100 janë

G: Më thuaj ta rregulloj t’i sjellim

Kush është Sandër Pemaj

45-vjecari Sandër Pemaj konsiderohet një nga “kokat” e grupeve kriminale shqiptare në Greqi. Në shkurt 2010 ai u përfshi në një përplasje të armatosur me policinë greke bashkë me shqiptarin tjetër Marian Kola, i cili u arratis në 2013 nga burgu i Trikallas e më pas u vra nga policia greke në kufirin greko-shqiptar. Gjatë shëkmbimit të zjarrit në Virona në 2010, ku u hodhën edhe 5 granata, u vra aksidentalisht 25-vjecari shqiptar Nikolla Todi dhe u plagosën 2 policë. Pemaj dhe Kola u arrestuan pas ngjarjes. E ndërsa Kola u arratis e u vra, Pemaj u lirua pas disa vitesh nga burgu.

Pemaj ka precedentë penalë në Greqi prej vitit 2000, duke u arrestuar 5 herë për grabitje me armë, drogë e tentarivë vrasje deri në 2010. Tre herë ai kishte thyer lejen që kishte marrë nga burgu. Në 2015, Pemaj u arrestua sërish si pjesë e një grupi kriminal që tregëtonte heroinë, kokainë dhe marijuanë. Gjithsej u arrestuan 20 persona, mes të cilëve edhe një polic që i informonte për operacionet. Edhe kësaj rradhe Pemaj u lirua shpejt, duke u arrestuar sërish në 2020 për trafikun e rreth 1.2 ton kokainë. 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI