Flash

Arsimi, si mungesë prioriteti, ka penguar transformimin e modelit ekonomik

Vendet e vogla si Shqipëria mund të prosperojnë duke rritur aftësitë e popullsisë nëpërmjet zhvillimit dhe reformave në arsim. Vendet të tilla Estonia dhe Sllovenia tregojnë se investimet në kapitalin njerëzor, të kombinuara me zhvillimin e teknologjisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, mund të shndërrohen në një nga motorët kryesorë të transformimit ekonomik. Estonia pash nisi […]

07:04

Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, arrestohet një prej autorëve

Lapsi.al 8 December 2024
Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, arrestohet një prej

Vihet në pranga shtetasi Aleksandër Mëhilli.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bashkëpunëtori”

Kapet një tjetër bashkëpunëtor i autorit të vrasjes së shtetasit Valter Fjerzës, ndodhur më shtator 2024.

Operacioni nga Forca e Posaçme Shqiponjat .

Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet në rrugë në fshatin Dobraç, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe si rezultat kapën e ndaluan shtetasin Aleksandër Mëhilli 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj 21 vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

22-vjeçari ishte shpallur në kërkim i dyshuar si bashkëpunëtor në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, jashtë një lokali, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Valter Fjerza.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet prerës (thikë) që e kishte me vete.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.w

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI