Flash

Berisha: Çdo ambasador dhe punonjës ambasade do të ndiqet si kriminel elektoral

Lapsi.al 7 December 2024
Berisha: Çdo ambasador dhe punonjës ambasade do të ndiqet si

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjete sociale u shpreh se çdo ambasador dhe punonjës ambasade do të ndiqet si kriminel elektoral, për veprimtarinë në favor të PS-së. Më tej Berisha tha se PD do të vendosë kontakte intensive me vendet partnerë dhe do të ju kërkojë atyre të kontribuojnë në zbulimin e angazhimit të bandave kriminale nga Taulant Balla në procesin e votimit.

"Shqetësimi juaj është i drejtë. U garantoj se që tani, Rama po bën gjithçka për të gjetur mekanizmat për manipulimin e asaj vote, nëpërmjet ambasadave dhe rrugëve të tjera, krimit, botës së krimit. Nuk është e rastit i dashur mik, që emëron për shqiptarët jashtë vendit njeriun më të inkriminuar sot në politikën shqiptare, pas Edi Ramës, Taulant Ballën.

Ju i dini tashmë lidhjet e Ballës me bandat e Elbasanit, Shkodrës, Fushë Krujës janë të dokumentuara në qindra e qindra faqe. Në kilometra bisedash telefonike, Taulant Balla është i përzier në çdo akt kriminal, gjer vrasje të individëve të trafiqet e mëdha të drogës etj. Pra, Edi Rama e emëroi Taulant Balla në mënyrë që votën e diasporës, të përdorë krimin e organizuar, organizatat kriminale shqiptare jashtë vendit për të kontrolluar votën e diasporës.

PD do të vendosë kontakte intensive me vendet partnerë dhe do të ju kërkojë atyre të kontribuojnë në zbulimin e angazhimit të bandave kriminale nga Taulant Balla në procesin e votimit. Ndërkohë po shqyrtohen të gjitha procedurat mbi rregullat dhe udhëzimet që të jenë, transparente dhe të parandalojnë abuzimet. Natyrisht po të keni konstatuar se ambasadat janë shndërruar në instrumente elektorale, garantoj çdo ambasador dhe punonjës ambasade se do të ndiqet si kriminel elektoral, për shkeljen e ligjeve të vendit për veprimtarinë e tij në favor të çdo partie politike, por në këtë rast të PS-së," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI