Flash

Çfarë janë “divorcet gri” dhe pse janë dyfishuar së fundmi

Lapsi.al 6 December 2024
Çfarë janë “divorcet gri” dhe pse janë

Një trend i ri po shfaqet tek çiftet mbi 50 vjeç që vendosin t'u japin fund martesave të tyre afatgjata. Ky fenomen që njihet si “divorci gri” ka parë një rritje të ndjeshme vitet e fundit. Shkalla e divorceve për personat e moshës 50 vjeç e lart është dyfishuar në krahasim me 1990 dhe 2010.

Një studim i kryer në vitin 2022 dhe i botuar në revistën “The Journals of Gerontology” zbulon se 36% e të rriturve amerikanë që u divorcuan atë vit ishin 50 vjeç ose më të vjetër. Madje, e vetmja grupmoshë që po përjeton një normë në rritje divorci është ajo mbi 65 vjeç e lart. Susan Brown, një profesoreshë sociologjie në Universitetin Bowling Green Stae ndihmoi në krijimin e termit "divorci gri".

“Gratë duket se kanë pak më shumë gjasa për të nisur procedurat e divorcit, por shumë argumentojnë se kjo mund të pasqyrojë faktin se gratë janë ato që duhet të bëjnë këto lloj lëvizjesh brenda marrëdhënieve”, - tha ajo.

Divorcet gri janë një temë e përsëritur në kulturën pop. Disa personazhe të famshëm kanë surprizuar edhe fansat e tyre duke njoftuar ndarjen e tyre. Ky trend përfshin aktorë të shquar si Meryl Streep, yllin e "X-Men" Hugh Jackman dhe mbretëreshën e komedisë Leah Remini. Kjo shtrihet gjithashtu edhe tek filantropët miliarderë Bill dhe Melinda Gates dhe figura politike si ish-zëvendëspresidenti Al Gore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI