Nga hetimet e policisë rezultoi se viktima ishte takuar me “La Muñeca”, gjoja për të zgjidhur një mosmarrëveshje parash. Këtë e kanë dëshmuar edhe bisedat në celularin e tij.
Ishte një pritë. Kur mbërriti, Deyvy Jesús u kap nga dy burra të cilët iu afruan me një motoçikletë dhe e qëlluan pa paralajmërim në gjoks.
Viktima u dërgua me urgjencë në spitalin lokal Piedecuesta, ku u shtrua në gjendje kritike dhe vdiq pak kohë më vonë. Më 30 shtator, policia konfirmoi arrestimin e “La Muñeca”, së bashku me një grua tjetër, në lidhje me ngjarjen. Në shërbim të "Los de la M" Sipas autoriteteve kolumbiane, gruaja punon për bandën kriminale të njohur si “Los de la M”, e cila aktualisht po lufton me organizata të tjera rivale në rajon për kontrollin e paligjshëm të gjobave dhe trafikun e drogës. "La Muñeca" luajti një rol kyç në koordinimin e vrasjeve selektive për para, të urdhëruara nga rrjeti kriminal, i drejtuar nga John Jairo Fernández Portala Marihuano nga burgu. Së bashku me Karen Julieth, policia arrestoi edhe një burrë të quajtur Leopoldo, të cilit i sekuestruan një pistoletë 9 milimetra dhe një motoçikletë. Burri thuhet se është një nga njerëzit e besuar të La Muñeca-s. Me arrestimin e të dy personave, autoritetet kolumbiane shpresojnë se do të ketë më shumë “qetësi” në rajon. ©LAPSI.alEn flagrancia fue capturada una mujer alias “La Muñeca” y “Leopoldo” con un arma de fuego en #Barrancabermeja. #SeguridadEnElTerritorio pic.twitter.com/sUrtS45Wkh
— Departamento de Policía Magdalena Medio (@PoliciaDEMAM) December 1, 2024