Flash

Berisha: Do të jetë rikthimi i tretë më pozitiv, minus gabimet që kam bërë

Lapsi.al 7 December 2024
Berisha: Do të jetë rikthimi i tretë më pozitiv, minus

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, lideri i PD-së, Sali Berisha u pyet nëse do të ishte ai kandidati i partisë së tij për kryeministër në zgjedhjet e majit.

Lideri i opozitës nuk e mohoi këtë, duke thënë se rikthimi i tij i tretë do të ishte eksperienca më pozitive, minus gabimet e bëra.

“Së pari, se kush do jetë kryeministri, do e përcaktojnë shqiptarët. Por do u them qytetarëve, rikthimi i tretë i Sali Berishës do të jetë më i suksesshmi. Do të jetë eksperienca më pozitive, minus gabimet e bëra. Imagjinojeni ju vetë. Do jenë shqiptarët ata që përcaktojnë kryeministrin e tyre të ardhshëm. Dhe do u paraqes atyre një program me të cilin dua t’i shoh njerëzit më mirë të paguarit në rajon. Një shpërndarje ku të gëzojnë sa më shumë shqiptarë nga pasuritë publike dhe nga fondet publike.

Rikujtoj këtu, secilin që na ndjek, në rast se merrni një studim shumë serioz të grupit të mirënjohur të Bostonit, në analizën e bërë të shpërndarjes së të ardhurave në të gjitha vendeve, Shqipëria renditet në vendin e katërt në botë. Kur e kam parë, u gëzova, por nuk e mendoja që mund të arrinim në atë pozicion”, tha ndër të tjera Berisha.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI