Flash

Kapet me 3 kg kanabis, arrestohet shqiptari në Itali

Lapsi.al 7 December 2024
Kapet me 3 kg kanabis, arrestohet shqiptari në Itali

Një 42 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Faenza të Italisë, pasi u kap me tre kilogramë drogë kokainë, hashash dhe marihuanë.

Gjithashtu përveç lëndës narkotike, shqiptarit iu gjetën edhe tre ora, bizhuteri të shumta ari dhe argjendi, me mbishkrime të personalizuara, të cilat dyshohet se janë të vjedhura.

Arrestimi i tij u krye si pjesë e një operacioni për parandalimin dhe luftimin e shpërndarjes së drogës. 42-vjeçari u dërgua në burgun e Ravenës në pritje të paraqitjes para gjykatës për seancën e vlefshmërisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI