Flash

Shiste kanabis nëpër qytet arrestohet 24 vjeçari në Durrës

Lapsi.al 7 December 2024
Shiste kanabis nëpër qytet arrestohet 24 vjeçari në

Një 24 vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi shiste kanabis të ndarë në doza në qytet. Gjithashtu është proceduar edhe një 20-vjeçar. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në inteligjencën policore, në kuadër të operacionit policor të koduar " Sixteen", arrestuan në flagrancë shtetasin: M. Xh., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi Xh. Th., 20 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë i lokalizuan në lagjen nr. 16 dy shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të tyre ju gjetën dhjetra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI