Flash

Transformimi/ Ku është sot biondja e famshme e filmit “Krokodili Dundee”

Lapsi.al 8 December 2024
Transformimi/ Ku është sot biondja e famshme e filmit “Krokodili

Ajo i dha lamtumirën Hollivudit gati 25 vjet më parë dhe nuk e ka kthyer më kokën pas. Tani, Linda Kozlowski po shijon një mënyrë jetese të profilit të ulët me bashkëshortin e saj të dytë Moulay Hafid Baba dhe qenin e tyre në Kaliforni.

Aktorja në pension, sot 66 vjeçe, dikur ishte një yll i ekranit pasi bëri bujë me filmin hit të vitit 1986, “Krokodili Dundee” së bashku me ish-bashkëshortin e saj Paul Hogan që tashmë është 85 vjeç.

Kozlowski became a top box office star after making a major splash in the hit 1986 film Crocodile Dundee alongside her ex-husband Paul Hogan, now 85

Ajo ishte nga të parat që promovoi maninë e kostumit me tanga, falë skenës së paharrueshme në film, ku personazhi i saj, gazetarja e Nju Jorkut, Sue Charlton, zhvishet me një kostum të zi dhe përpiqet të mbushë pagurin e saj me ujë, por gati sa nuk hahet nga një krokodil i fshehtë.

Fatmirësisht ajo u shpëtua nga rreziku pasi personazhi i Hoganit, Mike Dundee, i cili fshihej aty pranë, u hodh për të shpëtuar vajzën bjonde dhe mahnitëse.

Tashmë 40 vjet më vonë, Linda mban flokët e saj brune dhe veshjet më pak seksi. E veshur me bluza të zeza dhe atlete ajo u fotografua në një park bashkë me qenin e saj. Linda dhe burri i saj i dytë duket se kanë një partneritet solid dhe një dashuri për të parë botën së bashku.

Linda Kozlowski appears to be enjoying a more lowkey lifestyle nearly 25 years after leaving Hollywood for good

Që nga takimi një dekadë më parë, të dy kanë udhëtuar në të gjithë globin, duke përfshirë Afrikën, Spanjën, Greqinë, Italinë, Japoninë, Australinë dhe më shumë, të gjitha të dokumentuara në llogarinë zyrtare të Lindës në Instagram. Moulay, një udhërrëfyes turistik nga Maroku, u prezantua me Lindën përmes miqve të përbashkët në 2014-ën.

Linda met her second husband, a tour guide from Morocco, after being introduced through mutual friends in 2014

Dy vjet më parë çifti bleu një shtëpi njëkatëshe të sapo-rimodeluar, me 4 dhoma gjumi dhe dy banja për gati 2 milionë dollarë. Çifti punojnë së bashku në biznesin e tyre i cili organizon turne për turistët në mbarë botën dhe zbulon vendndodhjet e filmave për industrinë e filmit.

Linda qëndroi 24 vjet e martuar me yllin australian të filmave, Paul Hogan. Të dy ranë në dashuri në xhirimet e filmit ikonik ndërsa Hogan – 19 vjet më i madh se Kozlowski – ishte ende i martuar me gruan Noelene Edwards. Çifti u martua në vitin 1990 kur patën edhe djalin Chance, 8 vjet më vonë ndërsa u divorcuan në 2014. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI