Flash

Arsimi, si mungesë prioriteti, ka penguar transformimin e modelit ekonomik

Vendet e vogla si Shqipëria mund të prosperojnë duke rritur aftësitë e popullsisë nëpërmjet zhvillimit dhe reformave në arsim. Vendet të tilla Estonia dhe Sllovenia tregojnë se investimet në kapitalin njerëzor, të kombinuara me zhvillimin e teknologjisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, mund të shndërrohen në një nga motorët kryesorë të transformimit ekonomik. Estonia pash nisi […]

07:04

Zbulohet ku ndodhet Bashar al-Assad pas fitores së rebelëve

Lapsi.al 8 December 2024
Zbulohet ku ndodhet Bashar al-Assad pas fitores së rebelëve

Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad dhe familja e tij kanë mbërritur në Rusi. Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi pak minuta më parë se atyre u është dhënë azil nga autoritetet ruse. Lajmi u konfirmua edhe nga agjencitë ruse të lajmeve duke cituar një burim të Kremlinit.

LEXO EDHE: Pas 50 vitesh sundim, shembet regjimi Assad në Siri

Agjencia e lajmeve Interfax citoi një burim të paidentifikuar që thoshte: "Presidenti i Sirisë Assad ka mbërritur në Moskë. Rusia u ka dhënë atyre (atij dhe familjes së tij) azil për arsye humanitare." Largimi i Assad-it nga Damasku erdhi pasi vendi u mor në dorë nga rebelët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI