Flash

Berisha: Rama si Enveri që nuk donte "Kosovën Republikë"

Lapsi.al 8 December 2024
Berisha: Rama si Enveri që nuk donte "Kosovën

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një takim me përfaqësues të shoqatës "Dhjetor 90", Berisha hoqi paralele mes Ramës dhe Enver Hoxhës. 

"Narkodiktatori i Tiranës është një kukull, një argat i Vuçiçit që bën një luftë të pamëshirë, një luftë antikombëtare kundër Kosovës. Histori në një farë mënyre përsëritet. Enver Hoxha fillimisht ishte kundër Republikës së Kosovës dhe e vërteta ishte kundër krijimit të saj, shpalljes së saj, se sado që në pushtim, por liritë dhe të drejtave të shqiptarëve në Kosovë, ishin më të respektuara se liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në Shqipëri" - tha Berisha.

"Edi Rama, duke parë Kosovën, një vend demokratik, dhe në të vërtetë, vendi më demokratik i rajonit, jo se po e tregojnë të gjithë treguesit që vlerësojnë demokracinë. E ka tmerr dhe bën gjithçka se si të ndikojë me Vuçiçin në destabilizimin e saj. Bën çdo gjë.

Quan veriun e Kosovës, tokën e askujt, Dnjeprin e Ballkanit, apo Doneskun" - tha Berisha.

"Tani së fundmi, ndaloi dhe himnin e dytë të shqiptarëve; Mora fjalë. Por a mund të ngrihesh ti kundër një kënge, që i kushtohet një burri që ka vendosur një kreshtë absolute botërore, heroizmi dhe guximi, sakrifice dhe atdhetarie, i shkrirë me 54 anëtarë të familjes në një kohë që mund të largohej, në një kohë që mund të dorëzohej. Dhe tani ajo këngë nuk duhet të këndohet. Mora fjalë është një këngë e kompozitorit Naim Gjoshi nga Elbasani, tani ajo shpallet këngë e ndaluar dhe Shkurte Fejza ‘non grata’ - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI