Flash

Kurti nxjerr VIDEON: Si u sulmua me 20 kg tritol kanali i Ibër Lepencit

Lapsi.al 8 December 2024
Kurti nxjerr VIDEON: Si u sulmua me 20 kg tritol kanali i Ibër Lepencit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish lidhur me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Përmes një postimi në platformën ‘X’, Kurti shprehet se sulmi ishte planifikuar me përdorimin e rreth 20 kilogramë eksploziv dhe kishte potencialin për të shkaktuar dëme të mëdha në furnizimin me energji dhe ujë në vend. "Përafërsisht 20 kg eksploziv u përdorën në sulmin terrorist të së premtes së kaluar në infrastrukturën tonë kritike. Kjo javë e kaluar mund të kishte qenë shumë ndryshe po të mos kishte qenë reagimi i shpejtë, i koordinuar dhe profesional institucional për të zbutur ndikimin e dëmit. Si një sulm ndaj popullatës civile, ai mund të kishte reduktuar prodhimin e energjisë në vend me 60 për qind dhe të kishte ndikuar në aksesin e ujit për deri në 40 për qind të popullsisë," - ka shkruar Kurti. Kryeministri ka krahasuar këtë sulm me shënjestrimin e infrastrukturës civile kritike nga Rusia në Ukrainë, duke e cilësuar si një akt alarmant. Ai gjithashtu ka publikuar një video që dokumenton reagimin institucional brenda 48 orëve të para pas incidentit. "Kjo video rrëfen ngjarjet dhe reagimin institucional brenda 48 orëve të para pas sulmit, që ndodhi më 29 nëntor. Ndërkohë që është bërë përparim i dukshëm, përpjekjet institucionale për riparimin e plotë të dëmit dhe rivendosjen e normalitetit janë ende në vazhdim," - ka përfunduar Kurti. Shpërthimi në mbrëmjen e 29 nëntorit ndaj kanalit në fshatin Varragë të Zubin Potokut nuk shkaktoi viktima, por krijoi një çarje të madhe në murin anësor të tij, duke sjellë rrjedhje të ujit jashtë kanalit. Si pasojë disa pjesë të vendit u përballën me reduktime uji. Nga hidro-sistemi Ibër-Lepenci, në Gazivodë (Zubin Potok), furnizohet me ujë i gjithë veriu i Kosovës, rajonet e Mitrovicës si dhe Prishtina me rrethinë, përfshirë edhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI