Flash

Rrëzimi i regjimit të Assad, mijëra sirianë kthehen në shtëpi

Lapsi.al 9 December 2024
Rrëzimi i regjimit të Assad, mijëra sirianë kthehen në

Pas rrëzimit të regjimit të ish-presidentit sirian Bashar al Assad, mijëra sirianë kanë marrë valixhet dhe kanë nisur rrugëtimin për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Siri.

Sirianët që u strehuan në Turqi, si pasojë e regjimit të Assad, shpërthyen në lot gëzimin pas lajmit të largimit të Assad. Kaq u desh që ata të nisen për në Siri.

Mijëra sirianë ndodhen tashmë në pikën kufitare të Çolvegozu në Turqinë jugore, teksa presin të kalojnë doganën e të kthehen në shtëpi.

Sirianët ndodhen në pikën kufitare për të për të marrë rrugën e kthimit. Sipas Anadolu, për të shmangur mbipopullimin, ekipet e policisë doganore ngritën një postbllok të veçantë rreth 5 kilometra larg kufirit.

Që prej ditës së djeshme, emigrantët, të veshur me pallto dhe batanije, u vendosën pranë pikës kufitare në pritje për të kaluar në Siri. Disa u ngrohën nga zjarret e improvizuara, ndërsa të tjerët mbetën në të ftohtë.

Pas kontrolleve në pikën e caktuar, sirianët e konsideruar të përshtatshëm për kalim janë drejtuar në portën kufitare. Shumë prej tyre u është dashur të kërkojnë strehim në Turqi që nga viti 2011 dhe tani duan të kthehen në rrugën e tyre.

Më herët, ministri i jashtëm turk Hakan Fidan tha në Konferencën e 15-të të Ambasadorëve se Ankaraja dëshiron kthimin e sirianëve.

“Ne do të vazhdojmë përpjekjet për të siguruar kthimin e sigurt dhe vullnetar të sirianëve dhe rindërtimin e vendit,” theksoi ai.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI