Flash

Arsimi, si mungesë prioriteti, ka penguar transformimin e modelit ekonomik

Vendet e vogla si Shqipëria mund të prosperojnë duke rritur aftësitë e popullsisë nëpërmjet zhvillimit dhe reformave në arsim. Vendet të tilla Estonia dhe Sllovenia tregojnë se investimet në kapitalin njerëzor, të kombinuara me zhvillimin e teknologjisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, mund të shndërrohen në një nga motorët kryesorë të transformimit ekonomik. Estonia pash nisi […]

07:04

U kap me 20 mln € në shtëpi/ Shefi i policisë spanjolle i lidhur me kartelin shqiptar

Lapsi.al 8 December 2024
U kap me 20 mln € në shtëpi/ Shefi i policisë spanjolle i

Óscar Sánchez Gil, ish-kreu i Njësisë së Krimit Ekonomik dhe Fiskal në policinë e Madridit nuk punonte i vetëm. Oficeri i policisë, i njohur me nofkën “El Anodino” për profilin e tij të ulët po mbahet aktualisht në burgun Estremera pas zbulimit të lidhjeve të tij me trafikun e drogës. Ai kishte një ekip personash që punonin për të pastruar paratë që ai merrte nga operacionet e paligjshme.

Hetuesit kanë arrestuar 6 persona të tjerë këtë javë në lidhje me këtë hetim ndërsa janë kryer kontrolle në disa shtëpi në Barcelonë dhe Madrid. Në vilën e tij u gjetën 20 milionë euro, por hetuesit besojnë se ish-kreu i UDEF-it ka të fshehura edhe rreth 27 milionë euro të tjera në një tjetër pronë në kryeqytet.

Mediat spanjolle shkruajnë se ai kishte lidhje me atë që njihet si Karteli Ballkanik i trafikut të drogës, e cila është një organizatë mafioze me origjinë shqiptare dhe përgjegjëse për operacionet më të mëdha të hyrjes së kokainës në Evropë nga Amerika e Jugut në vitet e fundit.

Në fakt, ky operacion nisi pas sekuestrimit sasisë më të madhe të kokainës që është kapur ndonjëherë në Spanjë: 13 tonë që u gjetën në një kontejner në portin e Algeciras, që vinte nga Ekuadori. Në këtë rast ishin përfshirë edhe shqiptarë. Gil do të merrte 1 milion euro për çdo dërgesë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI