Flash

Arrestohet në Itali 29-vjeçari shqiptar me 16 kilogramë kοkαinë

Lapsi.al 8 August 2024
Arrestohet në Itali 29-vjeçari shqiptar me 16 kilogramë

Një shtetas shqiptar 29-vjeçar është arrestuar nga policia italiane, e cila i ka gjetur mbi 16 kilogramë kοkαinë. Teksa ishin të angazhuar në një shërbim kontrolli territorial, në Ponte San Giovanni periferi e Perugia, policët e skuadrës së lëvizshme ndaluan për kontroll një mjet që po ecnin me ritme të paqëndrueshme.

Shoferi dukej mjaft nervoz dhe i shqetësuar duke nxitur oficerët të kryenin një kontroll personal dhe në makinë. Kontrolli i makinës ka bërë të mundur gjetjen e një fundi fals të krijuar poshtë dyshemesë së bagazhit. Në brendësi të ndarjes u gjetën dhe sekuestruan 15 blloqe me lëndë narkotike, të cilat nga hetimet teknike të punonjësve të kabinetit të policisë shkencore të krahinës rezultuan se ishin kokainë.

Në dritën e sasisë së madhe të lëndës narkotike të gjetur, u kontrollua edhe shtëpia e shqiptarit. I shoqëruar në komisariat, 29-vjeçari, pa precedentë penalë, u arrestua për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike për qëllime shitjeje. Me urdhër të prokurorit publik, ai u mbajt në burgun Perugia-Capanne, në pritje të seancës së masës së sigurisë. ©ANSA, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI