Flash

SPAK verifikon vilën 500 mijë euro të prindërve të Redi Mollës

Lapsi.al 8 August 2024
SPAK verifikon vilën 500 mijë euro të prindërve të Redi

Një nga asetet e verifikuara nga Prokuroria e Posaçme është një pronë e cila ndodhet në zonën e “Pazarit të Ri”, që sipas hetimeve rezulton të jetë në emër të prindërve të Redi Mollës, drejtorit të arrestuar i Ujësjellësit të Tiranës lidhur me skandalin e korrupsionit dhe vjedhjeve përmes tenderave në Bashkinë e kryeqytetit.

Në dokumentet e siguruara nga “Ora News” rezulton se për rikonstruksionin e saj është angazhuar pikërisht kompania 5D.

Sipas dosjes, rezulton se për pasurinë e mësipërme është lidhur kontrata e qerasë me datën 21 mars 2023 kundrejt një pagese prej 6 mijë në muaj për t’u përdorur për qëllime biznesi.

Gazetari i “Ora News”, Edison Vatnikaj, mëson se SPAK ka marrë në pyetje palën qiramarrëse, e cila ka deklaruar se vilën e ka marrë në gjendjë të rikonstruktuar dhe për pagesat kishte folur me Redi Mollën.

Shtetasja I. Sh, e cila ka marrë me qira objektin ka deklaruar se qiradhënësit janë: Selim dhe Ollga Molla, por që asnjëherë nuk i ka takuar.

Në pyetje është marrë dhe Klodjan Qypi, i cili ka treguar se vlera e vërtetë e vilës ka qenë 500.000 euro, por se atij i duheshin paratë dhe ka pranuar ta shesë për vlerën 300.000 Euro.

Ai deklaron se e ka takuar vetëm një herë Selim Mollën, kur kanë parë vilën dhe janë dakordësuar për shitjen e saj, dhe se vila ka qenë thuajse e rrënuar.

Sa më sipër, Prokuroria e Posaçme rezultojnë të dhëna që mbështesin dyshimin e arsyeshëm se dy pasuritë e mësipërme të paluajtshme, të regjistruara në pronësi të Z. Selim Molla dhe Znj. Olga Molla janë përfituar pjesërisht me burime financimi nga shoqëria “5D Konstruksion sh.p.k.”, burime financimi që rrjedhin nga produkte të veprës penale.

Po kështu, ka të dhëna se investimi që është kryer në lidhje me rikonstruksionin e objektit është financuar nga shoqëria “5D Konstruksion sh.p.k.”, ku pas kryerjes së këtij investimi, shifra e pasurisë është rivlerësuar në një cmim prej më tepër se dyfishi i atij të blerjes.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI