Flash

DASH: Të shqetësuar nga veprimet e pakoordinuara të qeverisë së Kosovës

Lapsi.al 7 August 2024
DASH: Të shqetësuar nga veprimet e pakoordinuara të qeverisë

Matthew Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, ka thënë se veprimet e fundit të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, rrezikojnë mundësitë të cilat i ka krijuar vendi me ndihmën e ShBA-së. Në një konferencë të sotme me gazetarë, Miller u pyet nga një gazetare serbe nëse do të ketë veprime ndaj kryeministrit Albin Kurti për, siç u shpreh ajo, “shkelje të vijave të kuqe”.

“Nuk do të spekuloj për veprime në të ardhmen. Mund të them se jemi të shqetësuar me vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara nga lidershipi i Kosovës. Ne besojmë se ato i rrezikojnë mundësitë të cilat e ndihmuam Kosovën që t’i krijojë”, - tha ndër të tjera Miller.

Ai tha se ShBA-ja ka qenë partner i fuqishëm i Kosovës që nga shpallja e pavarësisë më 2008, ndërsa tha se e inkurajojnë qeverinë e Kosovës që të punojë me partnerët e saj të afërt.

“Nëse e shikoni rrëfimin që nga pavarësia e Kosovës, ShBA-ja e ka mbështetur fuqishëm integrimin e saj të plotë në komunitetin ndërkombëtar si demokraci sovrane e multietnike. Por, për ta realizuar këtë vizion, që është vizion të cilin edhe ne e ndajmë, ne kemi bashkëpunuar me liderët e vazhdueshëm politikë të Kosovës në masa që forcojnë paqen dhe prosperitetin brenda ndërsa avancojmë Kosovën në këtë rrugë euro-atlantike në të cilën jeni pajtuar”.

“Do ta inkurajonim qeverinë e Kosovës të kthehet në angazhim të afërt dhe konstruktiv me ShBA-në, BE-në, NATO-n dhe me partnerët tjerë të afërt ndërkombëtarë të Kosovës dhe e kemi bërë atë të qartë, siç po e bëj tani publikisht, ia kemi bërë të qartë qeverisë edhe privatisht”, - theksoi zëdhënësi i DASh-it, Matthew Miller.

Qeveria e Kosovës, ditëve të fundit ka mbyllur 9 pika të Postës së Serbisë në pjesën veriore të vendit, të cilat kryenin veprimtarinë në mënyrë ilegale. Për këtë pati reagim nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, si ShBA e BE, të cilat u shprehën kundër “veprimeve të pakoordinuara” të Qeverisë. Gjithashtu, tashmë temë diskutimi është bërë edhe mundësia e hapjes së Urës së Ibrit, të cilën po ashtu po e kundërshtojnë ShBA-ja e BE-ja. /KlanKosova

Të këshilluara

Ura e Ibrit: Si dhe kur mund të hapet?

Autoritetet e Kosovës kanë nisur procedura për testimin e fuqisë mbajtëse të urës së Ibrit, si hap para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve. Ky insistim ...

18:23

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI