Flash

Ministria e Drejtësisë në Kosovë firmos kërkesat e ekstradimit për Noizyn, Stresin dhe DJ Crax!

Lapsi.al 7 August 2024
Ministria e Drejtësisë në Kosovë firmos kërkesat e

Ministrja Albulena Haxhiu ka firmosur kërkesat e ekstradimit për shtetasit Rigels Rajku (Noizy), Bahtjar Bajraktari (DJ Crax) dhe Arkimed Lushaj (Stresi), të cilat i janë përcjell Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, si autoritetet përgjegjës për ekstradimet.

Këtë e ka konfirmuar për "Telegrafin" edhe këshilltari i ministres së Drejtësisë, Genc Nimoni.

Ministrja Albulena Haxhiu i ka kërkuar zyrtarisht homologut Ulsi Manja arrestimin e përkohshëm të tre shtetasve të mësipërm, me qëllim ekstradimin e tyre më pas në Kosovë, për t'u përballur me akuzat për rrahjen barbare të boksierit Med Iseni dhe kunatit të tij.

Mesa duket, pas kësaj kërkesë në rrugë zyrtare, autoritetet në Shqipëri janë vënë në lëvizje dhe mbrëmjen e djeshme një nga njësitë elitë të Policisë së Shtetit, Njësia Fast Albania në Departamentin e Policisë Kriminale ka bërë prangosjen e Noizyt dhe Dj Crax. Në kërkim vijon të jetë Stresi.

Për arrestimin e reperit dhe mikut të tij është angazhuar Njësia K e forcave operacionale në Policinë e Shtetit, e njohur dhe si FAST Albania, e cila përbëhet nga oficerë karriere që merren kryesisht me lokalizimin dhe prangosjen e shtetasve të kërkuar, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Për shkak te bujës së madhe që mori rasti dhe karshillikut që i bënin shtetit Rigels Rajku dhe Bahtjar Bajraktari, Policia shqiptare ka angazhuar nga një njësitë elitë të saj.

Oficerët kanë qenë gjatë gjithë kohës në vëzhgim të këtyre dy shtetasve që u përfshin në një sherr të dhunshëm në Kosovë dhe si për t'i treguar reperit që vazhdonte koncertet sikur të mos kishte ndodhur asgje, edhe pse ishte në kërkim, FAST Albania ka mësyrë në mes të Lezhës dhe i ka hedhur prangat Noizyt dhe Dj Crax pak para se të shkonin për të performuar në një lokal nate.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI