Flash

Berisha: Ku ngjason Rama me kryeministren e Bangladeshit

Lapsi.al 6 August 2024
Berisha: Ku ngjason Rama me kryeministren e Bangladeshit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te zhvillimet politike në Bangladesh, ku protestuesit përzunë nga vendi kryeministren e cila kishte 15 vite në pushtet. Gjatë fjalës në tubimin qytetar, Berisha tha se kryeministrja e Bangladeshit ishte njësoj si kryeministri Edi Rama dhe kishte burgosur liderin e opozitës.

"Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë të të gjithë shqiptarëve. Qëndrestarë të pamposhtur, ju përshëndes ju përzemërsisht. Përshëndes oratorët e parlamentit të fjalës së lirë, e parlamentit të qytetarëve guximtarë, të cilët çdo natë me fjalët e tyre mbrojnë të vërteta të rëndësishme për çdo qytetar shqiptar.

Të dashur miq, rinia e Bangladeshit përzuri dje pas sakrificash dymujore, përzuri nga vendi një Edi Ramë me fustan. Përzuri nga vendi një Edi Ramë me fustan, e cila njëlloj si Edi Rama në Tiranë, burgoste kundërshtarët politikë. Përzuri nga vendi një Edi Ramë me fustan, e cila njëlloj si Edi Rama përdorte gjykatat politikisht për të shkelmuar të drejtat e të rinjve të Bangladeshit dhe qytetarëve të këtij vendi.

Edi Rama me fustan i Bangladeshit, njëlloj si Edi Rama e Tiranës, pasuronte me paratë publike dhe pronat publike veten dhe familjen e saj. Pasuronte apo ndanin pasuritë dhe fondet me ministrat, me rilindëset e Bangladeshit, me zyrtarët e vet, ndërkohë arrestonte, keqtrajtonte, varfëronte dhe largonte nga vendi të tjerët. Miq, Bangladeshi dhe Shqipëria janë mijëra e mijëra kilometra larg. Por për ironinë e fatit, ngjajnë si dy pika uji njëra me tjetrën.

Edhe Edi Rama me fustan i Bangladeshit paguante njëlloj si Edi Rama deklarata, vizita, raporte mashtrimi. Por studentët trima të Bangladeshit, në sakrifica sublime për të cilat kombi përjetë do u jetë mirënjohës, u ngritën mbi padrejtësinë. U ngritën kundër vjedhjes. U ngritën kundër shtypjes dhe arbitraritetit dhe e detyruan dje Edi Ramën me fustan të Bangladeshit t’ia mbathë si figura më e urryer e kombit të vet, siç është sot Edi Rama në Tiranës" -  tha Berisha. /LAPSI.al

LEXO EDHE: Kaos në Bangladesh/ Kryeministrja jep dorëheqjen dhe largohet nga vendi

Bizneset ndjekin ‘këshillën’ e Edi Ramës, marrin punëtorë nga Bangladeshi

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI