Flash

Pas "Noizy"-t policia e Kosovës shpall në kërkim edhe "Stresi"-n

Lapsi.al 6 August 2024
Pas "Noizy"-t policia e Kosovës shpall në kërkim edhe

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve ditën e sotme në mënyrë që të arrestojë reperin e njohur "Stresi", emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj. "Stresi" akuzohet se është përfshirë në dhunën ndaj Medit Isenit një personazhi të njohur të TikTok-ut para disa ditësh në një klub nate në Pejë.

Në sherr janë përfshirë edhe disa persona të tjerë. Sipas policisë së Kosovës, "Stresi" është i kërkuar për veprën penale: “Ndihma” nё kryerjen e “Lёndim i rёndё trupor”. 

"Personi i kërkuar është: Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:  “Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor" - thuhet në njoftim. 

Më herët vetë reperi është shprehur se nuk ka pasur të bëjë me dhunën e ushtruar, por përkundrazi, ka ndërhyrë për të mos lejuar që të ketë dhunë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI