Flash

Mbetet në burg Ilir Beqaj për vjedhjen e fondeve të BE

Lapsi.al 7 August 2024
Mbetet në burg Ilir Beqaj për vjedhjen e fondeve të BE

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ish-ministrin Ilir Beqaj, dhe 6 tjerë të akuzuar për çështjen e SASPAC.

Beqaj dhe të akuzuarit e tjerë kanë kërkuar zëvendësim të masave të sigurisë, por togat e zeza nuk ia kanë marrë parasysh kërkesat. Beqaj ka ofruar garanci pasurore 5 mln lekë për masë më të butë.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj në seancën e para dy ditëve kërkoi masë më të butë, sepse sipas tij ka dy fëmijë të mitur dhe nënën sëmurë.

Masat aktuale për 7 të akuzuarit janë:

Arrest në burg

1- Ilir Beqaj – Drejtori i SASPAC

2- Ermal Kurtulaj – Koordinator i projektit EUSAIR

Arrest në shtëpi:

3- Gazmend Haxhia – Pronari i ‘Landëays International’ –

4- Elton Marini – Menaxher futbollistesh -ortak i shoqërisë private

5- Alfred Nikollaj – drejtori Administrativ i ‘Landways International’

Detyrim paraqitje:

6- Bledar Leka

7- Bjona Zijaj – konsulente financiare

NJOFTIMI I APELIT TE GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 07.08.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 30 akti, datë 29.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe ankimet e personave nën hetim I.B., E.K., A.N., G.H., E.M., B.L., M.J., B.Z., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, verifikuar me vendimin nr. 73, datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

1. Miratimin e vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 73, datë 06.07.2024, të kësaj gjykate, për personat nën hetim I.B., E.K., A.N., E.M., B.L. dhe B.Z.

2.Miratimin e vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 77, datë 11.07.2024, të kësaj gjykate, për personin në hetim G.H.

3.Ndryshimin e vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar, për personin nën hetim M.J., në këtë mënyrë:

-Caktimin ndaj personit nën hetim M.J., të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale;

-Urdhërohet personi nën hetim M.J. të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore Samet Gurguri, pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 12:00;

-Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.

4.Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI