Flash

Arrestohet politikani serb në veri, tensione në urën e Ibrit

Lapsi.al 8 August 2024
Arrestohet politikani serb në veri, tensione në urën e Ibrit

Dy politikanë serbë, përfaqësues të partisë Demokracia Serbe janë arrestuar në Mitrovicën e Veriut pasi tentuan të pengonin punimet pranë urës në Ibër. Ndalimi u bë në ditën kur mbahet një debat për hapjen e urës.

Dy politikanë serbë janë arrestuar në Mitrovicën e Veriut pas tentativave për të bllokuar punimet pranë urës mbi lumin Ibër.

Aleksandar Arsenijeviç nga partia Demokracia Serbe ka penguar punëtorët e komunës, të cilët ishin duke lyer flamurin serb ndërsa më pas nuk iu bind urdhrave të policisë, të cilët i kërkuan të largohej.

Sipas informacioneve nga policia e Kosovës, së bashku me Arsenijeviç u arrestua dhe politikani i po së njëjtës parti Stefan Vellkoviç, i cili po ashtu nuk iu bind urdhrave të policisë.

Pas ngjarjes, përfaqësues të Demokracia serbe shkuan menjëherë në komunën e Mitrovicës së Veriut teksa kërkuan dhe shpjegime për arrestimet e dy anëtarëve të partisë së tyre.

Arrestimi i Arsenijeviqit u bë në ditën kur në Mitrovicë të Veriut mbahet një debat për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Kryeministri Albin Kurti ka apeluar minoritetin serb të bëhet pjesë e diskutimeve dhe të shprehin shqetësimet e tyre. Në këtë mënyrë ai thekson se edhe do tu jepet zgjidhje nga institucionet e vendit

Vendimin e qeverisë së Kosovës për hapjen e urës e kanë kritikuar edhe aleatët ndërkombëtarë ndërsa të martën forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja paralajmëruan se “do të trajtojnë çdo zhvillim që ndikon mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë rajonale”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI