Flash

Zbulohet një sulm terrorist, anulohen 3 koncerte të Taylor Swift në Vjenë

Lapsi.al 7 August 2024
Zbulohet një sulm terrorist, anulohen 3 koncerte të Taylor Swift

Tre koncerte të Taylor Swift në Vjenë të planifikuar për këtë javë janë anuluar pasi zyrtarët arrestuan 2 persona të akuzuar si të përfshirë në një komplot për të kryer një sulm. Njoftimi u bë nga organizatorët e koncerteve “Barracuda Music”, pasi autoritetet austriake thanë se kishin arrestuar një 19-vjeçar për planifikimin e dyshuar të një sulmi islamik në rajonin e Vjenës dhe sugjeruan se shfaqjet e Swift-it kishin qenë "fokusi" i komplot.

Burri, i cili ishte zotuar për besnikërinë e tij ndaj grupit të Shtetit Islamik "javët e fundit", u arrestua në Austrinë e Poshtme rreth një orë larg kryeqytetit herët të mërkurën, tha në një konferencë për shtyp shefi i lartë i sigurimit të Austrisë, Franz Ruf. Burri, një shtetas austriak, besohet se është radikalizuar në internet. Ruf tha se në shtëpinë e të dyshuarit ishin sekuestruar disa substanca kimike që ishin duke u analizuar.

Një person i dytë që besohet se ka qenë në kontakt me të dyshuarin është arrestuar në Vjenë. Swift kishte planifikuar të luante në stadiumin Ernst Happel të kryeqytetit austriak të enjten, të premten dhe të shtunën. Barracuda Music njoftoi në një postim në Instagram duke cituar "konfirmimin" e zyrtarëve qeveritarë për një sulm të planifikuar në stadium. 170 mijë fansa kishin prerë bileta për 3 netët.

Në vitin 2017, 22 persona u vranë kur një sulmues vetëvrasës synoi një koncert të Ariana Grande në Mançester. Sulmuesi, Salman Abedi, shpërtheu një bombë me çantë në Mançester Arena në fund të koncertit të Grande, ndërsa mijëra fansa të rinj po largoheshin.

Në nëntor 2020, një simpatizant i grupit të Shtetit Islamik kreu një sulm në qendër të Vjenës, duke vrarë 4 dhe duke plagosur 23 të tjerë përpara se policia ta qëllonte për vdekje. Ky shënoi sulmin e parë vdekjeprurës xhihadist në këtë vend. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ura e Ibrit: Si dhe kur mund të hapet?

Autoritetet e Kosovës kanë nisur procedura për testimin e fuqisë mbajtëse të urës së Ibrit, si hap para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve. Ky insistim ...

18:23

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI