Flash

Video/ "Ishte penallti ndaj Alcaraz": Juventus i tërbuar me arbitrin Piccinini, edhe për penalltinë kundër Bremer

Lapsi.al 20 April 2024
Video/ "Ishte penallti ndaj Alcaraz": Juventus i tërbuar me
Drejtimi i arbitrit Piccinini nuk i ka pëlqyer Juventus, por duhet thënë se edhe Cagliari ka pakënaqsitë e tij. Bardhezinjtë nuk janë dakord me penalltinë që hapi ndeshjen, për një prekje me dorë të Bremer: "Po prishim lojën, ky nuk është futboll", ishte komenti i referuar ndërhyjes së brazilinit, qëu godit në dorë nga topi, kur ishte me shpinë. Pretendimi ishte se dora e lojtarit ishte ngritur lart në momentin e rënies së lojtarit, që kishte kërcyer për të goditur topin. Danilo, megjithatë, ngre zërin mbi një penallti të padhënë për një goditje me bërryl të Mina ndaj Alcaraz: "Për mendimin tim është shumë e qartë, ky është një gabim vërtet i madh", tha ai për Sky. Bërryli në vetull i kushtoi dy qepje ish-mesfushorit të Southhampton. Bardhezinjtë akuzojnë arbitrin Piccinini, që nuk ishte i verbër në këtë rast, por edhe VAR që heshti, pa e thirrur arbitrin të rishohë pamjet. Kapiteni i Cagliari Nandez kishte pretendimin e tij. Sipas lojtarit nuk kishte një faull ndaj Chiesa, në faullin e akorduar nga ku Vlahovic shënoi golin e parë për bardhezinjtë, që e bëri rezultatin 2-1: "Më vjen shumë keq, ai ndaj Chiesa nuk është kurrë faull. Nuk kishte faull, por ky është futbolli. Pak mund të bësh në këtë rast. Më vjen keq sepse për mua kishte shumë rëndësi. Nuk kishte asnjë kontakt, Chiesa bërtiti, por nuk e preka”. Kështu mesfushori i Cagliarit Nahitan Nandez foli për Dazn në lidhje me episodin e goditjes së lirë që më pas çoi në golin e Vlahovic.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI