Flash

Video/ E majtë që lë të palëvizur portierin: Muçi ndëshkon Ankaragücü në fitoren e Beşiktaş

Lapsi.al 19 April 2024
Video/ E majtë që lë të palëvizur portierin:
Ernest Muçi po i shijon tashmë golat në kampionatin turk Superlig e në mbrëmjen e sotme ka hapur ndeshjen në fitoren e Besiktas. Klubi i Stambollit në fakt ka triumfuar 2-0 ndaj Ankaragücü. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 18' të takimit. Tani golat në kampionatin turk janë tre. Muçi ka marrë një pasim në hyrje të zonës dhe pa humbur kohë goditi me të parën me të majtën, duke e dërguar topin në rrjetë me portierin të palëvizur. Goli i tretë i shqiptarit me fanellën e Besiktas. Futbollisti shqiptar ka shpërthyer në festë menjëherë pas finalizimit, ndërsa Rashica ka dhënë pastaj asistin për golin e dytë. Kosovari i ka shërbyer Muleka në minutën e 67', me sulmuesin që i çoi shifrat në 2-0. Besiktas ngjitet në vendin e katërt me 51 pikë, një më pak se Trabzonspor, që sidoqoftë ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Ankaragücü, në anën tjetër, është në vendin e 13 me 37 pikë, gjashtë pikë mbi zonën e rënies.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI