Flash

Zidane, trajneri i ardhshëm i Bayern Munich: akordi fare pranë mes klubit e francezit

Lapsi.al 19 April 2024
Zidane, trajneri i ardhshëm i Bayern Munich: akordi fare pranë mes

Zinedine Zidane është një hap larg uljes në pankinën e Bayern Munich. Nga Spanja, lajmin e bën të ditur Mundo Deportivo, që pothuajse e jep të kryer marrëveshjen mes ish-trajnerit të Real Madrid dhe gjermanëve, edhe pse ende nuk ka ardhur asnjë firmë. Pasi morën refuzimin e Nagelsmann, i cili rinovoi si trajner i Gjermanisë, bavarezët ishin përqendruar te Zidane, me të cilin tashmë kanë një marrëveshje në parim.

Francezi, i vetmi trajner që ka fituar Champions League tre vjet radhazi, megjithatë ka bërë kërkesa të rëndësishme për merkaton, ndaj klubit përpara se të marrë një vendim përfundimtar. Sipas asaj që raportohet nga gazeta spanjolle, Zidane ka kërkuar siguri në merkaton e transferimeve të verës, me referenca të qarta për përforcimet që do të dëshironte të kishte në dispozicion për t'i thënë po projektit.

Mundo Deportivo, konkretisht, nënvizoi se kërkesat për përforcime kanë të bëjnë me repartin e mbrojtjes. E Bayerni, i cili zakonisht kënaq trajnerët e tij, ka thënë po.

AKORDI... ME NJË KUSHT

Një marrëveshje e përgjithshme është arritur mes palëve, me Zidane që do të rikthehej efektivisht në pankinë pas tre sezoneve pushim të marra, pas atij të fundit në pankinë me Real Madrid. Blancos, që ndër të tjera do të jenë kundërshtarët e ardhshëm të bavarezëve në Champions League, kompeticion që Tuchel do të dëshironte t'ia dhuronte drejtuesve bavarezë përpara se t'i thoshte lamtumirë.

Lexo më tej"Përse jo, mund të ndodhë": Zidane hap dyert për Juventus, Bild pretendon se ka zgjedhur Bayern

E projekti i Bayern, gjithmonë duke luftuar në Gjermani për titullin e Bundesligës dhe DFB-Pokal dhe ndër favoritët çdo vit për të fituar Champions League, mund të jetë ai i duhuri që Zizou të rikthehet për t'u ulur në një pankinë, që nga 22 maji 2021, dita e fundit e tij me Real në Bernabeu.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI