Flash

Video/ Rashica udhëheq Skënderbeun drejt katërshes: Kukësi një pikë larg Kategorisë së Parë

Lapsi.al 19 April 2024
Video/ Rashica udhëheq Skënderbeun drejt katërshes: Kukësi

I mundur në shtëpi e tani i pashpresë se mund t'i shpëtojë rënies. Matematika e mban ende në lojë, por me 12 pikë në lojë dhe 11 pikët e distancës që e ndan nga zona e playout, asgjë nuk mund të ndryshojë fatet katastrofike të sezonit të Kukësit. Veri-lindorët janë dorëzuar 0-2 ndaj Skënderbeut, që afrohet me vendin e katërt, duke premtuar luftë deri në fund. Vendosi Rashica me një dygolësh, që vrau dëshirën për të reaguar të vendasve.

Lexo më tejVideo/ Tirana e katërta, presion para derbit: penalltia e Abazajt e supergoli i Jonuzit fundosin Erzenin

Në një sfidë të luftuar, duke qenë se të dy skuadrat kërkonin pikë për objektivat e tyre, skenën e mori sulmuesi 20-vjeçar. Rashica zhbllokoi ndeshjen në minutën e 32' me penallti. Moment shumë i rëndësishëm, duke qenë se 15 minuta më parë, Hasaj kishte goditur shtyllën për vendasit. Asgjë për tu shënuar në pjesën e mbetur të lojës, deri kur skuadrat shkuan në pushim në dhomat e zhveshjes.

Video/ Goli me penallti i Rashicës

Kukësi tentoi të ngrinte xhirot, por duhet të bënte llogaritë me sulmuesin e Skënderbeut. Rashica në minutën e 68' të ndeshjes shënoi edhe golin e dytë, që mbylli takimin. Kukësi vetëm në minutën e 87′ arriti të gjejë rrugën e rrjetës, por jo më parë se të sinjalizohej për pozicion jashtë loje. Fejzaj goditi tokazi në krahun e djathtë të portës duke mposhtur portierin Aliaj, por goli nuk ishte i vlefshëm.

Video/ Goli i dytë i Rashicës

Kukësit qëndron në vendin e fundit dhe në rast fitore të Teutës do të jetë i rënë matematikisht. Skënderbeu ngjitet në vendin e gjashtë, vetëm 2 pikë larg Tiranës që momentalisht është e katërta, në pritje të derbit Partizani-Dinamo.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI